• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA DREJT MANDATIT FINAL PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT/ Kurti: Jemi në komunikim me opozitën! Analistët skeptikë: Marrëveshja duket e largët…
Home
Rajon

KOSOVA DREJT MANDATIT FINAL PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT/ Kurti: Jemi në komunikim me opozitën! Analistët skeptikë: Marrëveshja duket e largët…

15 April, 2026 s.autor Rajon

Kosova ka hyrë në dy javët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe nëse deri më 28 prill nuk arrihet një marrëveshje, vendi shkon detyrimisht në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Në këtë situatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se ka nisur komunikimi me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje.

“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, tha ai pas tryezës “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”.Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha për mediat në Kosovë se negociatat janë në vijim dhe se gjithçka do të varet nga vullneti i opozitës.

“Shumë më e rëndësishme është që ta kemi një president, kjo është e para, pastaj për emrin mund të pajtohemi, mund ta gjejmë një konsensus mes subjekteve politike. Unë qysh e kam parë deri tash të dy subjektet politike nuk kanë qenë të vullnetshme me propozu emra, kjo është edhe arsyeja se jemi këtu ku jemi dhe nuk po më duket që deri tash kemi gjet një zgjidhje”, tha ai.

Ai shtoi se ende ka pak ditë në dispozicion për të arritur një marrëveshje.

“Natyrisht duhet të besojmë në zgjidhje deri në fund janë edhe 12 apo 13 ditë deri në fund, por besoj që kryeministri tashmë besoj që do t’u drejtohet edhe një herë partive politike. LDK ma ka lënë përshtypjen që do të takohet jo veç edhe njëherë nëse ka nevojë, por më shumë se një herë dhe ta gjejmë një zgjidhje për presidentin”, theksoi zëvendëskryeministri.

Ndërkohë, analistët janë kritikë për mënyrën si po zhvillohet procesi. Analistja Besa Luzha tha për RTK se negociatat po bëhen gabim dhe pa një ndërmjetës të qartë.

“Të gjitha partitë që janë në Kuvend janë në palë. Në proces kur jemi në negociata që është në konflikt me udhëheqjen dhe me vendosjen e kushteve dhe me udhëheqjen e procesit, ka munguar një fasilitator që do të ndihmonte këtu. Mirëpo në anën tjetër duke u mundu, sikur të gjithë ne, me dhanë një mendim të pranueshëm të bazuar në analizën e situatës, kam ardh në përfundim që ne, në një farë mënyre, krejt këtë negocimin tash, sidomos pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për afatin e saktë edhe për kushtet e sakta se çka bën, çka s’bën, për ndoshta për dikënd të qartë qysh më herët, por për disa që s’kanë pasur qartë, është kristalizuar. Kam marrë në përfundim se jemi duke e zhvillu këtë proces në mënyrë të gabueshme”, tha ajo në emisionin RTK Prime.

Edhe analisti Sadik Zeqiri nuk pret zgjidhje të shpejtë, duke thënë se partitë janë të fokusuara diku tjetër.

“Sipas zhvillimeve të fundit, më shumë deputetët dhe drejtuesit e partive politike janë duke u marrë me kalimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës me nguti shumicën prej tyre, por edhe duke nderuar dhe respektuar të rënët, sepse muaj mars, prill dhe maj janë muajt më të dhimbshëm që ka kaluar populli i Kosovës gjatë vitit 1998 dhe vitit 1999. Nuk ka as një takim, nuk ka as një ftesë zyrtare të drejtuar nga partia me madhe e fituese e zgjedhjeve në drejtim të Partisë Demokratike”, tha Zeqiri.

Ndërsa avokati Tomë Gashi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kandiduar emra konkretë për shkak të mungesës së votave dhe për të mos “djegur” figura politike.

“Lëvizja Vetëvendosje fare nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje, ndërsa të gjitha partive tjera po. Ne kemi pasur kryetarë partish që kanë deklaruar drejtpërdrejt se më keq se kaq nuk i kanë punët dhe se ata mund vetëm të fitojnë dhe jo të humbin. Unë mendoj se këta edhe mund të humbin, që do të thotë se këto numra mund të jenë shumë më të vegjël nëse e çojnë situatën në zgjedhje të parakohshme dhe nëse qytetarët i identifikojnë si bllokues të formimit të institucioneve të shtetit, siç ka qenë viti 2025”, tha ai.

Politologu Dorajet Imeri argumenton se mungesa e besimit mes partive mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje.

Në këto kushte ndërsa koha po mbaron dhe nëse nuk ka konsensus, zgjedhjet në Kosovë duken gjithnjë e më pranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI ANTIDROGË/ Si vepronte grupi kriminal, trafikonte kokainë drejt Amerikës Latine, Belgjikës e Holandës!
Previous article SPAK GODET NJË GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL NDËRKOMBËTAR/ Ekzekutohen masat e sigurimit dhe sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT