• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI ANTIDROGË/ Si vepronte grupi kriminal, trafikonte kokainë drejt Amerikës Latine, Belgjikës e Holandës!
Home
Breaking News

AKSIONI ANTIDROGË/ Si vepronte grupi kriminal, trafikonte kokainë drejt Amerikës Latine, Belgjikës e Holandës!

15 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin antidrogë. Një grup kriminal ndërkombëtar u godit nga ky aksion ndërsa ja në siguruara pasuri me vlerë 12 milionë euro.

Sipas hetimeve ka rezultuar se nga 2019-2021; ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet procedurale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE

Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP Ëorld Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antëerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE FSHEHUR ARMËN E BABAIT BRENDA NË ÇANTË/ Autori i sulmit në Turqi një nxënës i klasës së 8-të
Previous article KOSOVA DREJT MANDATIT FINAL PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT/ Kurti: Jemi në komunikim me opozitën! Analistët skeptikë: Marrëveshja duket e largët...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT