• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon katër të pandehur, tre përfitojnë pezullim të burgimit
Home
Aktualitet
Kronikë

KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon katër të pandehur, tre përfitojnë pezullim të burgimit

13 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Sipas vendimit trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Marinela Osmani, Elteva Deda dhe Bib Ndreca vendosi deklarimin fajtor të Ndoc Gurit, Arben Kolajt, Ndrekë Lerës dhe Ilir Sokolit për vepra penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor.

Për Ndoc Gurin, gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa ekzekutimi i tij u pezullua dhe i pandehuri u vu në provë për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh.

I njëjti vendim u dha edhe për Arben Kolajn, i cili u dënua për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burg, me pezullim të ekzekutimit dhe vënie në provë për 2 vjet e 8 muaj.

Ndërkohë, Ndrekë Lera u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim. Gjykata e dënoi fillimisht me 3 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite burg. Edhe për të u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia në provë për një periudhë 4-vjeçare.

Sa i përket Ilir Sokolit, ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim. Dënimi përfundimtar u caktua 1 vit burg, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij dhe zëvendësimin me 120 orë punë në interes publik, të cilat duhet të kryhen brenda gjashtë muajve nga marrja formë të prerë e vendimit.

Gjykata urdhëroi gjithashtu kthimin e sendeve të sekuestruara te pronarët e ligjshëm dhe ngarkoi të pandehurit me shpenzimet procedurale në mënyrë solidare.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit
Previous article ZJARR I MADH NË HIMARË/ Flakët përfshijnë kodrat e Llamanit

s.autor

Postime të ngjashme

"ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit Aktualitet

"ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit

ZJARR I MADH NË HIMARË/ Flakët përfshijnë kodrat e Llamanit Aktualitet

ZJARR I MADH NË HIMARË/ Flakët përfshijnë kodrat e Llamanit

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Ilir Selmani: Jam i pafajshëm! Nëna e viktimës: Më vrau djalin! Të dënohet me 28 vite burg! Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Ilir Selmani: Jam i pafajshëm! Nëna e viktimës: Më vrau djalin! Të dënohet me 28 vite burg!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT