Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka dhënë lajmin e mirë që do donin të dëgjonin të gjithë shqiptarët në një kohë kur janë ‘mbërthyer’ nga frika për shkak të koronavirusit.
Numri një i shëndetësisë në vend deklaroi se dy personat e parë të hospitalizuar, të kontaktit të afërt me pacientin zero, (një 28-vjeçar), janë gati të lënë spitalin Infektiv, pasi testi që përfundoi pak minuta më parë, për ta rezultoi negativ.
Postimi i Manastirliut:
Lajm i mirë
Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë
Dy pacientë, kontakte të pacientit që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv
Por JU LUTEM KUJDESTë prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI
Nëse keni shenja të sëmundjes vetëm


