• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Si penetron dhe godet COVID-19 organizmin, ja shpjegimi që jep shkenca
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Si penetron dhe godet COVID-19 organizmin, ja shpjegimi që jep shkenca

3 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë të popullsisë ajo sjell komplikime të rënda deri në vdekje. Shkencëtarët tani shpjegojnë mekanizmin e patogjenit në organizëm dhe si sëmundja arrin ta mposhtë rezistencën e sistemit imunitar:

Koronavirusi përhapet përmes pikëzave të sekrecioneve që lëshon individi i infektuar përmes teshtimës apo kollës, ose thjesht duke folur.

Një studim mbi sekuencën gjenetike të koronavirusit, i botuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, tregon se virusi sulmon qelizat njerëzore me receptorin ACE2.

Kjo tregon se këto qeliza të shtresës së jashtme të indit në mushkëri dhe organe të tjera, janë viktimat e para të virusit.

Virusi krijon mutacione në proteinën RBD, gjë që i lejon të përdorë receptorët ACE2 për t’u futur në qelizët njerëzore.

Shoqata Britanike e Imunologjisë shpjegon se virusi merr nën kontroll procesin e funksionimit të qelizës dhe e detyron qelizën të prodhojë kopje të reja të koronavirusit.

Presioni biologjik që ushtron patogjeni mbi qelizën sjell më pas vdekjen e qelizës dhe si rezultat dëmtimin e indit organik.

Ndërkohë vetë organizmi përpiqet të luftojë infeksionin duke dërguar qelizat T të sistemit mbrojtjes imunitare. Këto qeliza kërkojnë të gjejnë dhe shkatërrojnë qelizat e kompromentuara të trupit. Pra në përpjekje për të luftuar patogjenin, trupi godet dhe vret qelizat e veta duke shkaktuar dëmtim të mëtejshëm të indit.

Me përhapjen e infeksionit, mushkëritë mund të ënjten dhe të mbushen me lëng.

I sëmuri shfaq temperaturë, vështirësi në frymarrje dhe dhimbje muskujsh. E përditshmja New York Times citon shkencëtarë, sipas të cilëve virusi mund të lëvizë përmes gjakut dhe të sulmojë edhe zemrën, veshkat dhe mëlçinë. Po ashtu, infeksioni në mushkëri ul nivelin e oksigjenit në gjak.

Spitali Universitar “George Washington” në kryeqytetin amerikan njofton se 20% e pacientëve shfaqin simptoma. Prej tyre, disa e kanë aq të rëndë sa që nuk janë në gjendje të marrin frymë pa aparatura oksigjeni dhe ndërhyrje nga mjekët./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Guvernatori i New York: Edhe gjashtë ditë rezerva me respiratorë
Previous article ANALIZA E BILL GATES/ Tre hapa për të rifituar kohën e humbur me Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT