• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË SHBA/ Guvernatori i New York: Edhe gjashtë ditë rezerva me respiratorë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË SHBA/ Guvernatori i New York: Edhe gjashtë ditë rezerva me respiratorë

3 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Guvernatori i Nju Jorkut tha të enjten se shteti i tij ka paisje repiratore për të përballuar situatën për rreth një javë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në këtë shtet i është afruar shifrës 100 mijë.

“Sipas nivelit aktual të vënies në përdorim, ne kemi rreth gjashtë ditë ventilatorë në rezervat tona,” u tha Guvernatori Andrew Cuomo gazetarëve në kryeqytetin e shtetit, Albany. “Kjo do të thotë se nëse shkalla e përdorimit, pra numri i njeëzve që vijnë në spitale dhe që kanë nevojë për respiratorë, nëse kjo normë vazhdon, në rezervat tona mbetemi me rreth gjashtë ditë (furnizime)”.

Guvernatori paralajmëroi se nëse rastet e COVID-19 pësojnë rritje brenda këtij afati kohor, ose nëse numri maksimal i parashikuar i rasteve tejkalon parashikimet ose shtrihet më shumë në kohë, shteti Nju Jork mund të përballet me mungesë të makinerive ndihmëse të frymëmarrjes.

Guvernatori ka punuar me ekipin e tij për të blerë 30 mijë respiratorë për shtetin e tij me një popullsi prej 19.5 milionë banorësh. Gjysma e tyre do të dërgoheshin në qytetin e Nju Jorkut, i cili ka rreth 60% të rasteve të shtetit me koronavirusin. Megjithatë, me rritjen e kërkesës në të gjithë botën, ka qenë e vështirë marrja e numrit të nevojshëm.

Nju Jorku është treguar krijues në përpjekjen për të shtrirë furnizimin e tanishëm me respiratorë – duke lejuar që respiratorët të modifikohen për të ndihmuar dy pacientë njëkohësisht – si dhe konvertimin e paisjeve të anestezisë, të cilat gjithashtu mund të shtyjnë ajrin në mushkëritë e pacientëve. Shteti gjithashtu ka anuluar të gjitha operacionet jo-urgjente për të çliruar ventilatorët ekzistues./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I SHKENCËTARËVE NË SINGAPOR/ Të infektuarit pa simptoma, faktor në përhapjen e epidemisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Si penetron dhe godet COVID-19 organizmin, ja shpjegimi që jep shkenca

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT