Greqia nuk ka shënuar asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 170 raste të reja, prej të cilëve 27 janë indetifikuar në pikat doganore.
31 pacientë po trajtohen në intubim, mosha mesatare e tyre është 66 vjeç, prej të cilëve 29.0% janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.
Sakaq qytetet më të prekura janë: Attika me 51 raste, 18 në Selanik, 15 në Kozan dhe në qytete të tjera.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 242 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 8819.


