• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Policia Kufitare: Nuk janë mbyllur pikat e kalimit me kosovën
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Policia Kufitare: Nuk janë mbyllur pikat e kalimit me kosovën

13 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Policia Kufitare shqiptare deklaron se nuk janë mbyllur pikat kufitare me Kosovën dhe as fqinjët tanë të tjerë tokësorë. Pas publikimit të lajmit bazuar në deklaratën e autoriteteve të Kosovës, ka reaguar policia kufitare e Shqipërisë që thekson se vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.

DEKLARATA E PLOTË
Nisur nga disa lajme që qarkullojnë në media online në Shqipëri e Kosovë, se janë mbyllur pikat e kalimit me Kosovën, bëjmë me dije se:

Të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale dhe vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.

Pika e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë, është funksionale. Për momentin, pika nga pala greke është e mbyllur sepse po kryejnë dizinfektimin dhe menjëherë në përfundim të dizinfektimit, edhe nga pala greke do jetë e hapur.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e medias. Para se të publikojnë lajme të marrin konfirmim zyrtar, për të mos krijuar panik apo dizinformim tek qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon që qytetarët të minimizojnë lëvizjen me mjete në qytetet ku është ndaluar qarkullimi apo në drejtim të qyteteve ku ka Pika Kufitare.
Policia Kufitare po plotëson të gjitha detyrimet për intervistimin e plotësimin e formularëve në të gjitha PKK-të, për të bërë të mundur ndjekjen në vijim të rasteve të dyshuara për shtetas shqiptarë apo të huaj që hyjnë në Shqipëri dhe mund të jenë të infektuar potencialë me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTETRRETHIMI/ Durrsakët "i binden" masave. Rrugët boshatisen, qytetarët vetizolohen (PAMJET)
Previous article KORONAVIRUSI/ Ja cilat janë arsyet e anomalisë italiane

k.autor

Postime të ngjashme

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT