• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Përlotet avokatja shqiptare në Milano: Rrini brenda në shtëpi, ja si janë rrugët këtu (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Përlotet avokatja shqiptare në Milano: Rrini brenda në shtëpi, ja si janë rrugët këtu (VIDEO)

14 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Avokatja shqiptare në Itali Lydra Arkaxhiu ka treguar në një lidhje ‘live’ për News24 situatën në Milano, në veri të Italisë, që është edhe zona më e goditur nga koronavirusi. Teksa flet për statistikat, të vdekurit e të infektuarit, znj. Arkaxhiu thotë se e vetmja fjalë është të rrimë në shtëpi dhe të mos dalim. Ajo nuk mund t’i mbajë dot lotët teksa flet dhe për solidaritetin dhe si është përjetuar kjo situatë në Itali. Më pas avokatja shqiptare tregon edhe rrugët dhe sheshin kryesor në zonën ku jeton.

Si është situata sot në Milano?
Numrat që ju thatë nuk janë më reale sepse kemi 16300 raste të infektuara. Numri i të vdekurve është mbi 1 mijë. Nga personat e infektuar, janë mbi 1400 që punojnë në sistemin shëndetësor.

Sipas institutit të shëndetësisë nga 19-50 është mbi 23% i të infektuarve. 37% janë nga mosha 50- 70 vjeç dhe mbi moshën 70 është 38% e të infektuarve. Mosha mesatare e personave të infektuar është 4 vjeç.

Mjekët thonë vetëm një fjalë, duhet të rrimë në shtëpi, të rrimë mbyllur. Lombardia është zona më e goditur, 10 mijë janë të prekur vetëm në Lombardi.

A ka një plan masash për ata që gjenden në vështirësi?
Qeveria italiane po merr masa të përditshme për menaxhimin e kësaj situate emergjence. Është duke u publikuar dekreti i madh për sa i përket pagesave të kredive që do bllokohen për një vit, po krijohen të gjitha ndihmat për ndërmarrjet. Do merren masa për profesionistët e lirë, karantina do të konsiderohet si sëmundje, për të mbrojtur punëtorët që nuk mund të shkojnë në punë.

Sa iu përket ushqimeve, si po funksionon situata në Itali dhe sa solidaritet ka mes italianëve?
Populli italian shikohet pikërisht në këto momente vështirësi. Ka një rrjet ndihme për shpërndarjen e ilaçeve nëpër shtëpi. Në vendet e vogla sidomos. Muzika ka filluar sidomos nga dita e djeshme me këto flashmobe është diçka për të anuluar distancat dhe për të bllokuar frikën. Sepse ne kemi frikë, kemi frikë se do e pasojmë virusin, se do e marrim dhe sot në orën 12:00 është momenti i duartrokitjes në gjithë Italinë (qan). Kur shikonim Wuhan në fillim të shkurtit që këndonin nga ballkonet, nuk e kuptonim. Sot po e jetojmë dhe ne, ju them sinqerisht që kjo situatë të mos hapet kaq sa po jetojmë ne.

Në rrugët e Milanos
Sot është ditë e shtunë, në një ditë kur qendra do ishte plot me njerëz, është kjo situata. Të gjitha dyqanet janë të mbyllura. Vetëm farmacia është e hapur. Ky është një nga baret më të vjetra në qytezë dhe është i mbyllur. Rruga është bosh. Kjo është situata, është e vetmja masë që ne mund të marrin për të përballuar këtë situatë. Pak persona dalin për të blerë ushqime apo për të nxjerrë qenin. Ne në fillim nuk e besonim por ja.

Avokatja 2

(m.k/BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RETROSPEKTIVË/ Origjina e DITËS SË VERËS sipas Faik KONICËS
Previous article PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME/ Mos e neglizhoni gjumin, pamja juaj s'do të jetë në formë të mirë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT