• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Sociologia Binjaku: Këshillat për ankthin dhe panikun e situatës. “Neglizhentët” të sakrifikojnë
Home
Intervista

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Sociologia Binjaku: Këshillat për ankthin dhe panikun e situatës. “Neglizhentët” të sakrifikojnë

12 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Ndërkohë që numërohen 23 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri dhe thirrjet për vetëizolim janë të njëpasnjëshme, nuk janë të paktë as rastet kur kjo situatë po kalohet me ankth dhe frikë nga persona të ndryshëm.

Në një intervistë ekskluzive për Alpenews.al, sociologia Entela Binjaku veç apelit që ka për ata të cilet sot konsiderohen si neglizhentë ndaj virusit, ndan edhe disa këshilla për këdo që ndihet në panik dhe i frikësuar.

Intervista e plotë:

1.Mendoni se do të vijë momenti që qytetarët nuk do dalin me në rrugë por do të ndjekin vendimet dhe masat e marra?

Mendoj se në kryeqytet kjo ka nisur të duket. Që ditën e djeshme njerëzit popullojnë më pak rrugët dhe mjediset publike. Është e vështirë që përditshmëria e secilit të disiplinohet në një mënyrë të re. Kjo kërkon edhe vullnet, edhe ndërgjegjësim, edhe mbështetje. Nga përvoja në shtete të ndryshme qytetarët janë organizuar edhe në grupe vullnetare që u vijnë në ndihmë atyre që duke qëndruar brenda, nuk kanë mundësinë të furnizohen me ushqime, mjekime apo shërbime të tjera. Ka shtete që këtë e organizojnë vetë si shërbim për qytetarët që nuk i kanë këto mundësi.

Në kushtet tona, kur këto shërbime mbështetëse mungojnë, ata do të vijojnë të dalin. Shpesh herë edhe informacionet mediatike janë aq të lodhshme sa një pjesë refuzojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Ka  të tjerë që kanë vetësigurinë që “asgjë nuk u ndodh”. Edhe tek kjo kategori është e vështirë të ndërgjegjësohen për nevojën e zbatimit të masave të marra.

Edhe mosbesimi tek qëllimet që “vijnë nga lart” sërish krijojnë një brez tjetër qytetarësh që vështirë të binden të qëndrojnë në shtëpi.

Pra që të kuptojmë a do të vijë ai cast që ju pyetët, duhet të kuptojmë se cilat mendësi takojmë në shoqërinë tonë.

2.Çfarë apeli i bëni atyre qytetarëve që tregohen neglizhentë për situatën?

Në këto çaste që flasim sipas burimeve zyrtare në vend janë deklaruar 23 të prekur nga virusi COVID-19 dhe një qytetare që ka ndërruar jetë.

Përveç këtyre kemi edhe mjaft të tjerë që janë në pritje të rezultatit të analizave, por ndërsa këto janë shifra të ditura, është i panjohur numri i atyre i atyre që nuk e dinë në janë prekur, në janë bartës apo të sëmurë.

Kjo krijon një frikë te një pjesë e tyre dhe frika përcillet edhe tek të tjerët me të cilët ata ndërveprojnë. Por ka edhe nga ata që janë neglizhentë sepse nuk janë të bindur për seriozitetin e kësaj situate, ose sepse janë mosbesues. Por ata do të duhet të kuptojnë se edhe pse janë vetë neglizhentë, kjo sjellje dëmton më të brishtët: të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, apo ata që kanë një gjendje fizike të rënë nga imuniteti, që nënkupton të afërmit, familjarët e tyre. Pra kjo sakrificë që ju kërkohet, edhe pse mund t´i lërë neglizhentë, shkon në ndihmë të të tjerëve që janë pranë tyre.

 3.Disa këshilla për personat që këtë situatë po e kalojnë me gjendje ankthi.

Nga çfarë mediat raportojnë  gati  80%  e të infektuarve kanë forma të lehta që trajtohen nga pikëpamja simptomatike dhe mund të mbahen nën kontroll  edhe në kushtet e shtëpisë.

Duhet komunikuar me mjekun e familjes sepse sëmundja rëndohet në kushtet kur organizmi ka disa sëmundje të tjera.

Në këto kushte do të duheshin edhe numra telefoni në dispozicion vetëm për informacion dhe jo ai për urgjencë.

Megjithatë në raste si kjo, shumë njerëz ndjehen të frikësuar, ka nga ata që përjetojnë ankth apo panik. Të gjitha këto reagime, por edhe të tjera të ngjashme, lidhen me frikën e paarsyeshme dhe të pakontrollueshme. Në rastet kur njeriu ndjen afrimin e një rreziku, ai humbet ekuilibrin psikik, trupi nis të veprojë dhe i gjithë mekanizmi psiko-fiziologjik vihet në funksion të luftimit të këtij rreziku. E gjithë kjo gjendje negative emocionale kërkon edhe disa këshilla që në thelb synojnë rikthimin e ekuilibrit psikik.

Para se të kalohet në këshilla nevojitet të kuptohet frika që po provohet apo ataket e panikut. Shoqata Amerikanë e Psikologëve thotë se dikush shkon deri në 3-4 herë tek mjeku para se të përcaktohet se ai po përjeton një atak paniku. Ndaj si fillim nevojitet që secili të ndërgjegjësohet për frikën që provon sepse shpesh ajo ngatërrohet me ndonjë dhimbje të brendshme.

Kur njeriu nis të ndjejë frikë dhe panik pjesa logjike e trurit ngadalëson funksionet duke i lënë hapësirë të paarsyeshmes.

Shumë kërkues mendojnë se kur nis të instalohet frika duhet të bëhen ushtrime matematikore-logjike, psh  loja e famshme me “kubin magjik”.  Përveç veprimeve matematikore sugjerohet edhe përfshirja në diskutime apo në tema që kërkojnë angazhim të thellë mendor sepse kjo ul frikën, ankthin duke rritur mundësitë që ataku i panikut të kalojë më lehtë.

Ushtrimet e frymëmarrjes kanë dëshmuar se luajnë një rol të rëndësishëm në atakun e panikut. Ushtrimet e marrjes dhe nxjerrjes së frymës duke bllokuar zhurmat që vijnë nga jashtë, duke u përqëndruar tek vetja, janë disa teknika të mira për të mposhtur atakun e panikut.

Kjo situatë kërkon më shumë solidaritet, bashkim përpjekjesh, komunikim me burimet e sigurta dhe përqëndrimin tek vetja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Londër, rreth 5 000-10 000 persona të infektuar
Previous article KOSOVË/ Podujeva voton të dielën, koronavirusi nuk e tremb KQZ-në 

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT