• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË SHBA/ Trump: Mund të shihet dritë në fund të tunelit, masat agresive po ngadalësojnë covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË SHBA/ Trump: Mund të shihet dritë në fund të tunelit, masat agresive po ngadalësojnë covid-19

9 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se distancimi social dhe masat e tjera që synojnë ndalimin e përhapjes së koronavirusit kanë pasur rezultat.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump u tha gazetarëve se amerikanët po i afrohen “fazës përfundimtare” dhe se mund të shihet “dritë në fund të tunelit”.

Ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar distancimin social si një nga masat kryesore për të trajtuar pandeminë globale. Totali i vdekjeve javore pritet të arrijë një nivel të ri në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Më shumë se 14,600 njerëz kanë vdekur nga virusi në SH.B.A.

Por Presidenti Trump kishte një ton optimizmi.

“Nëse çdo amerikan vazhdon t’i përmbahet rreptësisht udhëzimeve të distancës sociale, ne mund të mposhtim armikun e padukshëm dhe të shpëtojmë jetë të panumërta,” tha presidenti.

Presidenti gjithashtu i kërkoi Kongresit të miratonte një paketë prej 250 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla gjatë pandemisë.

Administrata Trump po kërkon fonde për të mbështetur një program të krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla dhe për t’i mbajtur ata të mos pushojnë nga puna njerëzit në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti vazhdon kritikat ndaj OBSH-së
Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij se Shtetet e Bashkuara do të hetonin Organizatën Botërore të Shëndetit.
“Mendoj se ata duhet të marrin si duhet përparësitë e tyre,” tha Presidenti Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë. “Ata më kritikuan shumë fuqishëm kur thashë që do të pezullojmë fluturimet që vijnë nga Kina,” tha ai për OBSH-në.

Të martën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara “do të ndalonin” financimin e OBSH-së, dhe më pas ndryshoi duke thënë: “Ne do të shqyrtojmë dhënien fund të financimit”.
Ai u përqëndrua veçanërisht në kritikën e pretenduar për ndalimin e udhëtimeve për dhe nga Kina.

Në përgjithësi, OBSH ka qenë e kujdesshme të mos kritikojë vendet për politikat e tyre kombëtare, dhe nuk ishte menjëherë e qartë se për çfarë kritike specifike po aludonte Presidenti Trump.

Vërejtjet e Trump-it erdhën pasi shumë qeveri, veçanërisht në Evropë, kanë filluar të lënë mënjanë, të injorojnë dhe kritikojnë rekomandimet e OBSH-së për çështje të politikës publike, si psh nëse kufizimet e udhëtimit garantojnë siguri ose nëse publiku duhet të veshë maska.

Sipas informacionit në faqen e internetit të agjencisë, Shtetet e Bashkuara kontribuan afro 900 milion dollarë në buxhetin e OBSH-së për vitin 2018-2019.
Kjo përfaqëson një të pestën e buxhetit të saj të përgjithshëm prej 4,4 miliardë dollarë për ato vite. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kreu i OBSH thirrje Trump: T'i jepet fund politizimit të COVID-19
Previous article LAJM I MIRË/ Rama: 11 të shëruar sot nga koronavirusi, shkon në 165 numri total

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT