• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kreu i OBSH thirrje Trump: T’i jepet fund politizimit të COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Kreu i OBSH thirrje Trump: T’i jepet fund politizimit të COVID-19

9 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka kërkuar unitet pas akuzave të vazhdueshme ndaj agjensisë nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Ju lutemi, unitet në nivelin kombëtar, pa përdorur politikisht Covid,” tha Dr. Tedros teksa shtoi se duhet të ketë më tepër “solidaritet në nivelin global dhe udhëheqje të ndershme nga SHBA dhe Kina.”

“Më i fuqishmi duhet të udhëheqë rrugën dhe ju lutem kufizoni politikën me Covid-19,” apeloi ai, në përgjigje ndaj Trump.

Gjatë një deklarate këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus mbrojti punën e OBSH dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund politizimit të COVID-19. Të martën, Presidenti Trump kishte thënë se OBSH duket se ishte “shumë e njëanshme ndaj Kinës”, duke paralajmëruar se do të konsiderojë përfundimin dërgimit të fondeve nga SHBA për organizatën.

Sipas Trump, OBSH ishte shumë e përqëndruar tek Kina, saqë hodhi në erë përgjigjen në kohën e duhur ndaj pandemisë.

Dr. Tedros hodhi poshtë komentet e Presidentit amerikan, duke këmbëngulur: “Ne jemi afër çdo kombi dhe se nuk bëjmë diskriminime”.

Pasi sulmoi për herë të parë OBSH të martën, Presidenti Trump rinovoi kritikën e tij në konferencën për shtyp të mërkurën, duke thënë se organizata duhet të “shoh përparësitë e saj si duhet”. Ai tha se SHBA do të të rishikojë edhe njëherë  nëse ajo duhet të vijoi të paguaj kontribute apo jo.

Po ashtu, Sekretari i Lartë i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo tha mbrëmjen e kësaj të mërkure se administrata “po rivlerësonte fondet e saj në lidhje me Organizatën Botërore të Shëndetit. “Organizatat duhet të punojnë. Ato duhet të japin rezultatet për të cilat ishin krijuar,” tha Pompeo.

Covid-19 u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan. Një këshilltar i shefit të OBSH më herët tha se bashkëpunimi i tyre i ngushtë me Kinën kishte qenë “absolutisht thelbësor” për të kuptuar sëmundjen në fazat e hershme të saj.

Sulmet e Trump ndaj OBSH vijnë në kontekstin e kritikave për administrimin nga ana e saj të pandemisë. Kujtojmë se, SHBA është një nga kontribueset më të mëdha vullnetare të OBSH-së. Sipas informacionit në faqen e internetit të agjencisë, Shtetet e Bashkuara kontribuan afro 900 milion dollarë në buxhetin e OBSH-së për vitin 2018-2019. Kjo përfaqëson një të pestën e buxhetit të saj të përgjithshëm prej 4,4 miliardë dollarë për ato vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Numërohen mbi 1.5 milionë të infektuar në të gjithë botën, mbi 88 mijë viktima
Previous article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Trump: Mund të shihet dritë në fund të tunelit, masat agresive po ngadalësojnë covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij Botë

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT