Në Sarandë, ende nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19, por masat kanë filluar të merren në mënyrë drastike.
Bashkia e Sarandës ka mbledhur dhe Shtabin e Emergjencave Civile ku është vendosur, dezinfektimi i të gjithë qytetit, dezinfektimi i institucioneve shtetërore dhe mbyllja e Tregut të Fruta Perimeve.
Është bërë mbyllja e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ndërprerja e transportit publik.
Rikthimi i studentëve në Sarandë, por edhe temperaturat e larta e bëjnë të vështirë që qytetarët të qëndrojnë, në shtëpi. Gjatë ditës së sotme numri i qytetarëve në rrugë ishte ndjeshëm më i ultë krahasuar me një ditë më parë.
Gjithashtu policia dhe një mjek kontrollojnë automjetet me targa të huaja.
Ndërkohë edhe Bashkia Pogradec do të vijojë me procesin e dezinfektimit për të garantuar ambiente të sigurta për qytetarët.
Shërbimet në Bashki janë kufizuar shërbimet dhe kryhen vetëm ato online.
Sot gjithashtu është bërë edhe mbyllja e tregut të fruta perimeve si edhe janë këshilluar tregtarët dhe qytetarët nga policia dhe inspektorët e shëndetit publik.
Janë marrë masa që baret të zbatojnë distancën e tavolinave.


