• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku endokrinolog jep disa këshilla për diabetikët: Ja se si duhet të mbroheni
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku endokrinolog jep disa këshilla për diabetikët: Ja se si duhet të mbroheni

19 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Endokrinologu Florian Toti, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, dha disa këshilla se si duhet të sillen personat me diabet gjatë këtyre ditëve.

Fillimisht, ai qetësoi këtë shtresë duke theksuar se “thjesht se kemi diabet, nuk do të thotë se jemi të rrezikuar”, por shtoi se “këta persona duhet të ndjekin këshillat që janë dhënë për higjienën dhe për distancimin social”.

Në lidhje me ushqimet që duhet të konsumojnë diabetikët, Toti u shpreh: “Nuk ka studime që përdorimi i vitaminës C na mbron nga koronavirusi. Gjithësesi, vitamina C na bën mirë, por ka shumë perime me vitamina C, si brokoli, që këta persona mund të konsumojnë, pasi te diabetikët nuk duhen kaluar 2-3 racione në ditë me fruta. Por, kur konsumohen fruta, mund të alternohet portokalli me kivin, në mënyrë që sheqeri të mbahet nën kontroll”.

Toti dha edhe disa këshilla për diabetikët që janë mbyllur në shtëpi nga koronavirusi: “Një nga këshillat që ne japim është aktiviteti fizik dhe dieta. Në kushtet e izolimit, duhet të përpiqemi që të lëvizim. E dyta, jetën sociale mund ta mbajnë gjallë nëpërmjet telefonit. Nuk është ky momenti për të bërë vizita te njëri-tjetri”.

Florian Toti theksoi se “nuk ka protokoll specifik për personat me diabet”, por nënvizoi se “duhen shtuar matjet e glicemisë, të mos ndërpritet mjekimi dhe të qëndrohet në kontakt me mjekun e familjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOMENTI YNË I RI HISTORIK"/ Thomas Friedman: Ç’rrjedhë mund të ketë bota pas koronavirusit?
Previous article DALIN PAMJET/ Si u arrestuan vëllezërit Çala, 300 forca policie rrethojnë pallatin

F.autor

Postime të ngjashme

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar Aktualitet

VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT