Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregohet se si mund të bëhet një maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19 në kushte shtëpie pa asnjë kosto.
Sipas videos, mjafton vetëm një copë e thjeshtë, vizohet maska përpara në formën që duhet, dhe në 2 minuta pasi bëhet dhe hapja për të future veshët maska është gati.
Në mars me fillimin e pandemisë u pa një abuzim nga farmacitë me rritjen e çmimeve të maskave teksa më pas u pa dhe një mungesë e tyre. Teksa shumë shtete morën përsipër që të financonin vetë shpërndarjen e maskave në popullatë.
STATUSI NGA MANASTIRLIU
🔴#COVID19
Çdo barrierë mbrojtëse e krijuar në kushte shtëpie mund të përdoret në ambientet e mbyllura.
😷Ja një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto👇
Si të bësh një maskë në kushtet e shtëpisë
🔴#COVID19Çdo barrierë mbrojtëse e krijuar në kushte shtëpie mund të përdoret në ambientet e mbyllura. 😷Ja një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto👇#RuaniShëndetin
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 17. Juli 2020


