• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Infeksioni Covid-19 nisi në shtator! “Vrima e zezë” në të dhënat kineze për pandeminë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Infeksioni Covid-19 nisi në shtator! “Vrima e zezë” në të dhënat kineze për pandeminë

17 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Davide Zella, virolog në Universitetin e Maryland ka deklaruar se kapërcimi që Covid bëri nga lakuriqi dhe pangolina te njëriu ka ndodhur gjatë vjeshtës, ndoshta që në shtator 2019 dhe se të dhënat e siguruara nga Pekini janë të kota pasi infeksioni përhapet shumë shpejt.

Autoritetet në Pekin quajnë muajin dhjetor si pika fillestare e nisjes së përhapjes së Covid. Por nëse marrim sit ë mireqenë vjeshtën e Davide Zella, tre muaj diferencë mes shtatorit dhe dhjetorit janë një vrimë e zezë pandemie. Çfarë mund të ketë ndodhur?

I pyetur nëse Kina ka fshehur infeksionin në këto tre muaj, Zella tha se ‘Padyshim që ka shumë konfuzion. Sëmundjet e frymëmarrjes janë të ngjashme dhe është e mundur të ngatërrohen simptomat e Covid-19 me pneumoni të tjera, siç ka ndodhur edhe në Lombardi.

Sidoqoftë, kur numri i rasteve është i lartë, ky konfuzion nuk mund të zgjasë me muaj. Si përfundim mund të themi se virusi u përhap në Kinë shumë përpara dhjetorit, ndoshta që në shtator.

Disa mendojnë se mjekët kinezë nuk e kuptuan që në fillim se bëhej fjalë për koronavirusin, por numri i lartë i vdekjeve të regjistruara në Kinë gjatë muajve shtator- dhjetor, duket se hedh poshtë edhe këtë hamendje të disave.

Davide Zella tha se Pandemia lind kur OBSH e deklaroi, por ne kemi arsye të besojmë se ajo ka nisur shumë më shpejt dhe se lëvizja e popullatës kineze për të festuar Vitin e Ri tradicional ka qenë vendimtare.

Ka shumë të ngjarë që festimet të kenë qenë siguresa që bëri të shpërthejë pandemia, fal edhe kontakteve të mëdha tregtare që ka Kina me shumë vende të botës.

“Por kur kaloi nga Kina në Europë, Covid ndryshoi – thotë Zella – duke u bërë më shumë viral, më infektues e duke përmirësuar transmetimin nga qeliza në qelizë”.

I pyetur nëse Covid në këto 6 muaj ka ndjekur një kurs të saktë, virologu Zella u shpreh se  “Në këto gjashtë muaj, ai ka lëvizur sipas valëve koncentrike, nga Kina dhe rrugët tregtare si Irani, Koreja e Jugut dhe Japonia dhe Europa e më pas në SHBA dhe Amerikën Latine, teksa po përhapet ndërkohë edhe në Afrikë”.

Në fund, duke folur për nxehtësinë si factor që ndikon në përhapjen e Covid, Zella theksoi se ajo ‘Ndihmon në të paturit nën kontroll koronavirusin, por në vendet që kanë një sistem të dobët shëndetësor, nga Amerika e Jugut në Afrikë dhe disa vende në Europë, nuk mund të mbështeten te dielli për të mbajtur nën fre infeksionin e Covid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Manastirliu publikon pamjet: E thjeshtë dhe pa kosto, ja si mund të bëhet maska në kushte shtëpie (VIDEO)
Previous article NUK I REZISTOI DOT KËRKESËS/ Luana Vjollca sjell bashkëpunim me këngëtarin e famshëm kolumbian (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT