• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Përshkallëzim masash, nga mbyllja e lokaleve, tek gjoba 20 milionë lekë e distanca mes punonjësve
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Përshkallëzim masash, nga mbyllja e lokaleve, tek gjoba 20 milionë lekë e distanca mes punonjësve

11 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar para mediave masat e përshkallëzuara që i janë propozuar Këshillit të Ministrave për të përballuar situatën nga koronavirusi. Manastirliu pati dhe një mesazh për ata qytetarë që sfidojnë rekomandimet dhe rregullat e nxjerra për parandalimin e infektimit me koronavirus.

“Për të thënë të vërtetën ka ende jo pak qytetarë që i sfidojnë këto rekomandime e rregulla që kemi nxjerrë. Nuk është fenomen dhe as vetëm shqiptar. Kjo është tamam çfarë mbjell sot, do të korrësh nesër, prandaj qeveritë dhe njësoj dhe qeveria jonë, bazuar në sugjerimet e komitetit të ekspertëve kanë përgjegjësinë e përshkallëzimit të masave. Qytetarët nuk e kanë marrë siç shihet me seëiozitetin e duhur, shmangien e mjediseve publike, bareve e restoranteve, shumë prej të cilave kanë qenë të mbipopulluara. Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri por për t’u mbrojtur prej tij. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër të kemi pasoja që sot mund t’i shmangim. A i duam aq sa themi fëmijët tanë, të moshuarit, prindërit? Them se po, atëherë ta tregojmë me vepra.

Ndaj duke kërkuar mirëkuptimin e gjithësecilit, në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë së bashku, ju bëj me dije se në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me vendim te Komitetit te Eksperteve i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetare qe nuk zbatojne vetkarantinimin pas konfirmimit te diagnozes.

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Dezinfektohet dogana e Kapshticës
Previous article DURRËS/ Gjendet pas 10 ditës trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur në det

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT