• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Lajmi i rremë në media për kontrollet, pasagjeri nuk tha “më vunë dorën në lule të ballit” (VIDEO)
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ Lajmi i rremë në media për kontrollet, pasagjeri nuk tha “më vunë dorën në lule të ballit” (VIDEO)

23 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mjafton keqinterpretimi i deklaratës së një pasagjeri të mbërritur sot nga Italia në portin e Durrësit, që lajmi i rremë të marrë dhenë.

Në dhjetëra televizione e portale ditën e sotme është përhapur deklarata e një pasagjeri shqiptar, që i pyetur për kontrollin ndaj koronavirusit në terminalin e Durrësit, raportohet të ketë thënë “ma vunë dorën në lule të ballit”.

Kjo deklaratë e shtrembëruar mesa duket me qëllim, është bërë kryefjala e disa lajmeve për të treguar se masat e marra për parandalimin e koronavirusit janë të pakta ose inekzistente.

Por si mund të shtrembërohet “sy për sy” deklarata e një pasagjeri që për më tepër dëgjohet edhe teksa flet në video?

Burri në fjalë thotë me zë e figurë:

“Na vunë atë në kokë, ça ishte ajo. Plotësuam një letër me emër dhe mbiemër, ku banon. Vunë atë në lule të ballit ku thoshte ajo….”.

Duket qartë që qytetari në fjalë i referohet aparaturës së matjes së temperaturës me lazer. Por nuk thotë kurrë “më kanë vendosur dorën në lule të ballit”. Madje pasagjeri para tij tregon edhe temperaturën e saktë (36.5) çka do të thotë se i është matur me aparat.

Masat kundër koronavirusit në pikat kufitare shqiptare, mund të mos jenë ideale, por të përhapësh një lajm të rremë duke shtrembëruar qëllimisht fjalët e një personi, është njësoj si të përhapësh panik, ndërkohë që hedh poshtë edhe punën e atyre mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijë të parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRIPI DHE KORONAVIRUSI/ Ku dallojnë njëri nga tjetri
Previous article ANULOHEN KARNAVALET/ Dy të infektuar në Venecia me koronavirus

F.autor

Postime të ngjashme

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS Aktualitet

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT