“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.
Protesta e cila ka nisur prej 18 ditësh, ka në qendër të saj kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij, Belinda Ballukut dhe kryeopozitarit Sali Berisha.
Nisur nga arsyeja që nxorri dhjetra-mijëra qytetarë në shesh, kjo protestë është pagëzuar me emrin “Revolucioni Flamingo”


