• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRIPI DHE KORONAVIRUSI/ Ku dallojnë njëri nga tjetri
Home
Sociale

GRIPI DHE KORONAVIRUSI/ Ku dallojnë njëri nga tjetri

23 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Me përhapjen e Koronavirusit, i cili fillimisht u përhap në Kinë e më pas në shumë vende të tjera, bota është vënë në alarm. Viruset e reja përbëjnë gjithmonë shqetësim për shëndetin publik, sepse nuk dihet shumë rreth tyre. Në artikullin e mëposhtëm iu sjellim informacion të detajuar rreth Koronavirusit në krahasim me gripin, cilat janë simptomat përkatëse, sa është përqindja e vdekshmërisë, numri i të vdekurve dhe transmetimi i virusit:

Deri më tani, koronavirusi i ri ( i quajtur ndryshe COVID-19), ka çuar në më shumë se 75.000 lloje sëmundjesh dhe mbi 2,000 vdekje, kryesisht në Kinë. Përsa i përket gripit, vetëm në SHBA, këtë sezon ka shkaktuar rreth 26 milion lloje sëmundjesh, 250,000 shtrime në spital dhe 14.000 të vdekur, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Bazuar në atë çfarë dihet deri tani, ja si dallon Koronavirusi nga Gripi:

Simptomat: Si gripi ashtu dhe Covid-19 janë viruse ngjitëse që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. Simptomat tipike të gripit janë ethet, kollitja, dhimbje muskujsh, dhimbje koke ndërsa për COVID-19, mjekët ende po përpiqen të zbulojnë sa më shumë por deri më tani simptomat bazë janë ethet, kollitja dhe vështirësitë në frymëmarrje.

CDC vlerëson se mesatarisht rreth 8% e popullsisë së SHBA-së sëmuret me grip çdo sezon. Përsa i përket COVID-19, aktualisht ka 29 raste të prekura në SHBA. Virueset e reja si Koronavirusi janë gjithmonë me shqetësim për shëndetin publik, sepse nuk dihet shumë rreth tyre.

Transmetimi i virusit: Për të përcaktuar sa lehtë përhapet virusi shkencëtarët përdorin një masë që njihet si “numri bazë i riprodhimit”, ose R0. Me anë të këtij numri vlerësohet sa është numri mesatar i njerëzve që kapin virusin nga një person i vetëm i prekur. Gripi ka një vlerë R0 prej rreth 1.3 ndërkohë që për përcaktimin e R0 për COVID-19, studiuesit po punojnë ende. Megjithatë një studim i publikuar më 29 janar në “New England Journal of Medicine” vlerësoi se vlera R0 për Koronavirusin e ri ishte 2.2, që do të thotë çdo njeri i infektuar ka përhapur virusin në një mesatare prej 2.2 personash.

Përqindja e vdekshmërisë: Deri më tani në këtë sezon të gripit, rreth 0.05% e njerëzve me grip kanë vdekur në SHBA, sipas të dhënave të CDC. Nga ana tjetër, përqindja e vdekshmërisë nga COVID-19, është më e lartë. Në një studim të publikuar me datë 18 Shkurt në “China CDC Weekly”, përqindja e vdekshmërisë nga COVID-19 në Kinë është diku te 2.3%, pra shumë herë më e lartë se përqindja e vdekjeve nga gripi.

Kura: Ndryshe nga gripi sezonal, për të cilin ekziston një vaksinë mbrojtëse, nuk ka vaksinë për COVID-19. Megjithatë studiuesit në SHBA, Institutet Kombëtare të Shëndetësisë po përpiqen të zbulojnë një të tillë.

Burimi: “livesciene.com”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KORONAVIRUS"/ Tare: Shqetësim, por pranojmë çdo masë; Inzagi: Të ndalet kampionati, jo të luhet pa tifozë
Previous article KORONAVIRUSI/ Lajmi i rremë në media për kontrollet, pasagjeri nuk tha “më vunë dorën në lule të ballit” (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT