• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Konfirmohet pozitiv me COVID-19 zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Konfirmohet pozitiv me COVID-19 zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë

12 May, 2020 Delo.autor Rajon

Konfirmohet pozitiv me koronavirus një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisē në Kosovë.

Lajmin e ka bëtë të ditur Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate në rrjeti social Facebook, ku thuhet se rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se ka konfirmuar edhe 11 raste të reja me coronavirus.

Sipas IKSHPK-së, personat që kanë rezultuar pozitivë, janë raste kontakti: pesë nga Komuna e Vushtrrisë, tre nga Prizreni, dy nga Prishtina dhe një rast nga Ferizaj.

Ndërkohë, janë regjistruar vetëm dy raste të personave të shëruar.

Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë ditës së hënë ka testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 895; 657 pacientë janë shëruar, ndërsa 28 kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Hapen 2 javë para lokalet dhe restorantet, Italia zgjeron masat për hapjen e vendit
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 12 MAJ 2020/ Këtë shenjë e presin ndyshime të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT