• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Hapen 2 javë para lokalet dhe restorantet, Italia zgjeron masat për hapjen e vendit
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Hapen 2 javë para lokalet dhe restorantet, Italia zgjeron masat për hapjen e vendit

12 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Itali do të hapen dy javë para parashikimit lokalet, kafenetë e restorantet, si dhe mjaft aktivitetet tregtare të shitjes me pakicë.

Qeveria italiane ka vendosur të paraprijë datat e hapjes së aktiviteteve tregtare e të atyre të shitjes me pakicë, të përcaktuara paraprakisht për t’u hapur në muajin qershor.

Pas disa orësh konsultime përfaqësuesit e qeverisjes lokale të rajoneve italiane  kanë arritur marrëveshjen me qeverinë qendror që lokalet, restorantet, parukeritë dhe qendrat estetike të hapen më datë 18 maj. Në këtë datë do të hapin dhe pothuajse të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë. Ndërsa duhet të presin ende hapja e palestrave dhe pishinave.

Pas konsultimeve me ministrinë e Shëndetësisë Roberto Speranza dhe me ministrin për Punët rajonale Francesco Boccia, qeverisja lokale ka arritur të fitoj më shumë autonomi në menaxhimin e fazës së dytë të pandemisë në përgjegjësinë e tyre të plotë.

Por në këtë marrëveshje përcaktohet se qeveria qendrore  mund të ndërhyjë në varësi të ecurisë që kurba e pandemisë do të ketë në territorin e çdo rajoni.

Në rast se do të verifikohen vatra të reja infektimi do të aktivizohet menjëherë sistemi i izolimit  të tyre në zona të kuqe.

Në ditët në vijim komiteti tekniko-shkencor do të hartoj rregullat e përgjithshme të distancimit social e të protokollit të punës për këto sektorë të rinj të ekonomisë që po dalin nga regjimi i lockdoën në këtë moment të ri të fazës së dytë të bashkëjetesës me virusin.

Ka një kërshëri të madhe publike e mediatike sesi komiteti tekniko-shkencor e qeveria Conte do të organizojë protokollin e punës në lokalet e restorante që tashmë prej dy muaj e gjysmë janë të mbyllura.

Ndërkohë të dhënat e infektimit në Itali vazhdojnë të jenë drejt përmirësimit.

Për herë të parë numri i pacientëve që po kurohen në repartet e terapisë intensive është nën kuotën e 1000 personave dhe një ditë më parë numri i tyre ishte 999 pacientë.

Në disa rajone italiane si në Sardenja, Umbria, Vlle d’Aosta, Bolzano, Basilicata e Molise nuk janë regjistruar viktima e për të tretën ditë rresht. Numri i viktimave në nivel kombëtar ka regjistruar shifrën nën 200 në 24 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME VRAGA NË FYTYRË PREJ TURNEVE TË GJATA"/ Rama në Ditën e Infermierëve: Na mësuan se hero të bën sakrifica (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Konfirmohet pozitiv me COVID-19 zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT