• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Fundi i konsensusit të COVID-19 në Gjermani
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Fundi i konsensusit të COVID-19 në Gjermani

2 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Javët e fundit, shoqëria në Gjermani qe pajtuar që Corona mund të frenohet vetëm duke ruajtur distancën midis njerëzve. Martin Muno beson se ky konsensus po shkatërrohet.

Në një kohë kur në shumë vende janë në fuqi ndalimet më të rrepta për të dalë nga shtëpia dhe kur në New York janë gërmuar si masë paraprake varreza masive, Gjermania dukej se po e kalonte krizën jashtëzakonisht të mirë. Pa dyshim: edhe këtu virusi po përhapet, vdekje ka edhe këtu,  qindra mijëra njerëz e humbasin edhe këtu punën dhe të ardhurat . Por deri tani Gjermania paraqitet mirë në krahasim me vendet e tjera: masat shtrënguese janë relativisht të buta, numri i vdekjeve është i ulët. Ekzistonte gjithashtu një konsensus i jashtëzakonshëm se strategjia e distancimit shoqëror është e duhura, megjithëse kërkon sakrificë nga shumë njerëz.

Por ky konsensus po shkatërrohet gjithnjë e më shumë: njerëzit vërshojnë në zona këmbësorësh dhe në parqe sikur të mos kishte pasur kurrë kërkesë për të ruajtur distancën. Përfaqësues të biznesit bëjnë garë me njëri-tjetrin kush të kërkojë një fund më të shpejtë të kufizimeve. Dhe politikani i Gjelbërve Boris Palmer kritikon pa u druajtur faktin se në Gjermani, shpëtohen me sakrifica të mëdha ndoshta njerëz “që do të vdisnin gjithsesi për gjashtë muaj”.

Dëshira nostalgjike për “normalitet”

Kritika aktuale për izolimin ndonjëherë tingëllon shumë qesharake. Për shembull, kur regjisori i teatrit Frank Castorf shkrehet publikisht e thotë se nuk dëshiron “të jetë zonja Merkel që të më thotë me fytyrë të përlotur që duhet të laj duart”. Shpesh është e kuptueshme kur, për shembull, prindërit e fëmijëve të vegjël dëshirojnë të rihapen kopshtet ditore ose sheshet e lojrave. Ndonjëherë e gjitha kalon deri në neveri, kur virologu më i njohur i Gjermanisë, Christian Drosten, merr kërcënime me vdekje.

Sigurisht, të gjithë dëshirojmë që shteti të kthehet në gjendjen para pandemisë, e cila përshkruhet si “normale” kudo. Por edhe atëherë ekzistonin ndryshimi i klimës, refugjatët që mbyteshin në Mesdhe dhe shoqëritë e fluturimeve në pushime falimentonin edhe atëherë. Dhe Donald Trumpi nuk po flet marrëzi vetëm këto ditë. Jo, bota nuk qe në rregull. Por mund të vizitoje të afërmit, të pije një pije kur doje në një pijetore, të përqafoje miqtë. Katolikët mund të shkonin në meshën e së së dielës dhe muslimanët ta ndërprisnin së bashku agjërimin gjatë Ramazanit.

Debate të nevojshme

Por ndjenjat nostalgjike nuk na ndihmojnë për momentin. “Normaliteti” i kërkuar është ende larg. Nëse në fillim mbyllja ishte një ndryshim emocionues, ne tani po luftojmë me ultësirën – një ultësirë fundi i së cilës është i paparashikueshëm.

E kuptueshme është gjithashtu që ka konfuzion në rritje në mes të popullatës: a ndihmon maska në fytyrë apo nuk ndihmon? Jo vetëm që mendimin për këtë e ka shprehur çdo politikan, madje edhe Instituti Robert Koch, i cili është kompetent në këto pyetje, ka ndjekur këto ditë një kurs me zikzake. Kjo nuk bën që të respektohet autoriteti i politikanëve dhe i ekspertëve.

Martin Muno Martin Muno

Liri ose jetë – konflikti në të cilin jemi të gjithë

Nga ana tjetër, më e rëndësishmja shpesh kalon në plan të dytë: fakti është se një virus kërcënon shëndetin dhe jetën e të gjithë njerëzve në një masë të paparë – edhe nëse disa të infektuar e kalojnë atë shumë butë. Po ta braktisim tani politikën e “rrafshimit të kurbës”, rrezikojmë një përhapje të pafrenuar të virusit dhe miliona vdekje. Ky fakt duhet të jetë i padiskutueshëm, por gjithnjë e më shumë ai vihet në dyshim ose minimizohet.

Kufizimi i përkohshëm i lirive tona individuale në favor të shëndetit dhe jetës së njerëzve – ky është një konflikt objektivash, para të cilit ndodhemi të gjithë, si kancelarja, ashtu edhe arkëtarja. Këtu nuk luan rol nëse lejohen të hapen së pari dyqanet e makinave apo mobiljeve.

Liria nënkupton vetëm kushtimisht të bësh ato gjëra që dëshiron të bësh. Përkundrazi, bëhet fjalë për një kuptim të saj, siç e ka formuluar prej kohësh filozofi Georg Friedrich Wilhelm Hegel: liri do të thotë të bësh një zgjedhje racionale në rrethanat që ke. Në situata të jashtëzakonshme si kjo, kjo gjithashtu mund të nënkuptojë thjesht pranimin e kufizimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAXHIKISTANEZI I KAPUR NË TIRANË SI PJESË E ISIS/ Sot para gjykatës, avokat ish-deputeti i PD-së
Previous article KORONAVIRUSI/ Nuk vendosin virologët në krizën e COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT