• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ AstraZeneca? Nuk ka komplot, por gabime dhe histeri
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ AstraZeneca? Nuk ka komplot, por gabime dhe histeri

18 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evropiane për të pezulluar vaksinën AstraZeneca po nxit një seri reflektimesh dhe interpretimesh, që përpiqen të shpjegojnë se si mund të jetë mbërritur tek një masë e tillë. Meqenëse rastet e efekteve anësore janë kaq të rralla dhe as nuk janë provuar, arsyeja – ose arsyeja e vërtetë – që i shtyu shtetet drejt një ndalimi të tillë duhet të jetë një tjetër.

Dhe mendimi padyshim që shkoi tek një lloj “komploti” brenda Big Pharma, ose më saktë në një luftë dezinformimi midis kompanive konkurruese farmaceutike, për të pushtuar një fetë më të madhe të tregut të vaksinave.  Nga kjo pikëpamje, AstraZeneca do të ishte kompania për të vrarë sepse prodhon një vaksinë të shkëlqyer, që është më e lira (2-3 dollarë për dozë, krahasuar me 15-20 dollarë të Pfizer dhe Moderna). Në të kaluarën, edhe pronari italian i Irbm, e cila bashkëpunon me AstraZeneca, ka bërë gjithashtu të qartë se shumë probleme mund të burojnë nga ky element: “Unë dyshoj se kjo vaksinë është e bezdisshme sepse është shumë e lirë”. Në realitet, nuk është kështu.

Shumë kritika janë përgjegjësi e kompanisë, nga një problem dozimi gjatë provës klinike, te vështirësitë e prodhimit për të përmbushur sasitë e dakordësuara. Të tjerat, si ky kolaps i besimit, janë produkt i panikut dhe histerisë nga qeveritë dhe rregullatorët (përveç EMA). Por është e vështirë të supozohet se ka një dorë nga konkurentët, pas kësaj që po ndodh.

Për një arsye të thjeshtë: çështja AstraZeneca minon besimin jo vetëm në vaksinën e saj, por në të gjithë sistemin, mbi të cilin bazohet besueshmëria e vaksinave të tjera. Krijon gjithashtu një precedent të rrezikshëm për të gjithë prodhuesit e tjerë të autorizuar, vaksinat e të cilëve mund të jenë viktima të të njëjtit mekanizëm të paarsyeshëm.

Meqë ra fjala tek analiza e përfitim-rrezikut: shkatërrimi i besueshmërisë së tregut është një rrezik që asnjë kompani farmaceutike nuk do ta përdorte, në mënyrë që të shkëpuste një pjesë të tregut nga një konkurrent. Aq më tepër që, me kontratat e firmosura, gjithçka që mund të prodhohet është e shitur tashmë. / Il Foglio – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Së shpejti vjen një sasi e konsiderueshme vaksinash, nisim me moshat mbi 60 vjeç
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ refuzon regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT