KQZ refuzon regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme, pasi Aleksi nuk ka arritur të sigurojë firmat për kandidat të pavarur. Ndërkohë që ka regjistruar kandidatin e pavarur Pal Shkambin, si kandidat për deputet në Qarkun e Shkodrës.
Ndërkohë, ka miratuar listën shumë emërore të Lëvizjes Demokratike Shqiptare të Muslim Murrizit, Ballit Kombëtar të Edmond Stojkut, ADR-në e Edmond Stojkut, dhe Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.


