Ndërkohë që Koreja e Veriut vazhdon të rrisë kërcënimin për sulm me armë bërthamore, Koreja e Jugut vijon fushatën për ndjekjen e rrugës së paqes. Në kuadër të kësaj, në Seul u zhvillua një maratonë në sajë të “Fushatës për Ligjin e Paqes” ku morën pjesë 3500 vetë.
Pjesëmarrësit në maratonën e paqes, hodhën firmën e tyre për Deklarimin e Paqes dhe Ndalimin e Luftës, e cila u hartua nga HWPL me 10 nene, 38 klauzola për të mbrojtur bashkëpunimin ndërkombëtar për ndërtimin e paqes nëpërmjet zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare në parandalimin e konflikteve dhe përhapjen e një kulture për paqe. Fushata për Ligjin e Paqes në bashkëpunim me komunitete kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjithë botën, ka mundur të mbledhë 700 mijë firma në mbështetje që Deklarimi i Paqes dhe Ndalimi i Luftës (DPCW) t’i prezantohet organizatave ndërkombëtare dhe qeverive kudo në botë.
“Nëse njerëzit firmosin ashtu sikurse ne, Deklarimi i Paqes dhe Ndalimi i Luftës do të zbatohet. Po marrë pjesë me dëshirën time të plotë në fushatën për paqe”-është shprehur një prej pjesëmarrësve në maratonë. Ky event do të kontribuojë shumë në zhvillimin e komunitetit, duke marrë parasysh edhe donacionet e pjesëmarrësve. Rreth 7 e 500 dollarë u dhuruan nga anëtarët e HWPL-së në këtë maratonë, të cilat do të shërbejnë si një fond lokal zhvillimi.


