• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia i zë pritë kamionit me dru në Përrenjas, pranga shoferit dhe inspektorëve të pyjeve (Video)
Home
Aktualitet
Kronikë

Policia i zë pritë kamionit me dru në Përrenjas, pranga shoferit dhe inspektorëve të pyjeve (Video)

28 October, 2017 k.autor Kronikë

PERRENJAS- Policia e Elbasanit dhe ajo e Prrenjasit, në bashkëpunim me FNSH, ka goditur një rast të prerjes pa kriter të pyjeve. Në vendin e quajtur kthesa e Shënepremtes, pas informacionit të marrë në rrugë operative se në pyllin e Stravajt priteshin pemë për lëndë drusore, policia bllokoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një kamion të ngarkuar me 20 m3 lëndë drusore të prerë pa leje, si dhe pa faturë shoqërimi.

 

Në një deklaratë për mediat, drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, tha se drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licensuar nga bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drurore në ngastrat e damkosura për prerje.

Nga verifikimet hetimore të kryera ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, shtetasi O. L., dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.

 

Shtetasi O. L., dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të presë dru të padamkosura duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor. Nga verifikimi i akteve të kontrollit të kryer nga inspektorët e Pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, nuk rezulton asnjë kontroll i bërë në ngastrat që shfrytëzonte subjekti.

 

Shtetasi L. L., zyrtar përgjegjës, dyshohet të mos ketë kontrolluar inspektorin në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzonte subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

O. L., 28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor, Bashkia Prrenjas.

 

L. L., 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit R.K., 56 vjeç banues në Durrës dhe ndaj përfaqësuesit të subjektit, shtetasit S.K., 48 vjeç banues në Qukës.

 

Ndaj tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

 

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan refuzon ofertën për Donarumman, PSG gati të paguajë klauzolën
Previous article Koreja e Veriut rrit kërcënimin bërthamor, ndërsa Koreja e Jugut fushatë për paqe

k.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave Aktualitet

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT