• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORÇË/ Grabitet një firmë private nga disa persona të maskuar (NJOFTIMI I POLICISË)
Home
Sociale

KORÇË/ Grabitet një firmë private nga disa persona të maskuar (NJOFTIMI I POLICISË)

4 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Një firmë private pijesh ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.

Persona të armatosur e të maskuar kanë hyrë në ambientet e firmës rreth orës 19:15 dhe, sipas policisë, fillimisht ata kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, e më pas kanë vjedhur 50 mijë lek të reja, 70 euro dhe 150 dollarë.

Pas grabitjes ata janë larguar me shpejtësi në këmbë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 04.12.2017, rreth orës 19:15, jemi njoftuar se në fshatin Dvoran, në ambjentet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se këta persona pasi kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, kanë vjedhur një sasi lekësh prej 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë. Më pas këta persona janë larguar me shpejtësi në këmbë.

Në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policie. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

/ shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapet me heroinë në Bari, zbulohet identiteti i kamionistit shqiptar (VIDEO)
Previous article Mënyrat që nuk i kishim ditur për të luftuar dembelizmin

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT