• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mënyrat që nuk i kishim ditur për të luftuar dembelizmin
Home
Gossip

Mënyrat që nuk i kishim ditur për të luftuar dembelizmin

4 December, 2017 g.autor Gossip, Lifestyle

Kush thotë se nuk ka pasur asnjëherë dëshirë të qëndrojë orë pa fund në shtrat, pa bërë asgjë, sigurisht është gënjeshtar. Të gjithë e ndiejnë herë pas here këtë nevojë. Por kur kjo gjendje bëhet kronike, atëherë duhet të shohësh brenda vetes pak më shumë. Mos të kanë kapur “traumat” e dembelizmit?

Si ta kuptosh që shenjat kanë filluar të të shfaqen? Sepse, realisht, është një vijë shumë e hollë mes dëshirës për të mos bërë asnjë punë për një farë kohe dhe përtacisë serioze. Nuk është shumë e vështirë, mjafton që gjendja jote të pengon të bësh punët e përditshme ose arritjen e qëllimeve që i ke vënë vetes në mëngjes. Por nëse kjo është e vërtetë (që ka shumë pak mundësi), si mund ta luftosh dembelizmin në ato ditët dhe netët kur të kap dëshira për të qëndruar pa fund në shtrat?

Ka disa mënyra:

  • Gjej një motiv

Njëri nga faktorët më të zakonshëm të përtacisë është thjeshtë mungesa e motivimit. Kur nuk je e vendosur për të bërë diçka, e shtyn për më vonë, pa asnjë arsye. Ndaj ditës duhet t’i japësh një kuptim duke gjetur një motiv, pa marrë parasysh nëse do të arrish diçka të madhe apo të vogël, siç është thjesht të bërit punët e shtëpisë. Është shumë e rëndësishme të kesh gjithmonë në mendje qëllimet që do të arrish: ky është shpesh motivi më i mirë dhe më efikas.

  • Merru me sport

Mos e nënvlerëso asnjëherë fuqinë e ushtrimeve fizike. Nëse je dembele kronike, atëherë duhet të shtosh patjetër shanset për t’u marrë me sport. Do të habitesh edhe vetë se po të ushtrohesh çdo ditë për 30 minuta, do ta ndiesh të nevojshme të bësh shëtitje të gjata. Ajri i freskët i mëngjesit është i pazëvendësueshëm dhe do të të ndihmojë shumë për të rimarrë “xhirot e motorit”.

  • Ndaj detyrat e mëdha në më të vogla

Një nga arsyet më të zakonshme pse ne zgjedhin të shtyjmë çdo gjë për më vonë është për shkak se kemi detyra të vështira që kërkojnë shumë kohë. Nëse ky është rasti, atëherë të duhet të organizosh veten për të ndarë detyrat e mëdha në më të vogla. Në këtë mënyrë, do ta kesh shumë më të thjeshtë për t’i përfunduar të voglat, por edhe të mëdhatë njëkohësisht.

  • Një hap me kohën

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë shumica nga ne është tendenca për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. E vërteta është se jo të gjithë kanë aftësi për të bërë dy ose më shumë gjëra njëkohësisht. Disa mund të përqendrohen në më shumë se një punë, të tjerë kjo gjendje mund t’u shkaktojë probleme. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të qenë në një hap me kohën, sepse mund të ndihesh plotësisht e zhytur nga dembelizmi. Thjesht kontrollo veten.

  • Gjithmonë shiko shembuj pozitivë

Shembujt pozitivë mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në motivimin tonë. Të gjithëve na duhet dikush për të na frymëzuar sa herë që e shohim të vështirë për të shkuar më tej. Në rast se sheh shembujt e njerëzve të suksesshëm që të frymëzojnë, njerëz që të motivojnë, ke për të shkuar shumë larg. Mbaj rreth vetes njerëz të suksesshëm, të cilët gëzojnë reputacion të mirë, falë këmbënguljes dhe punës së tyre./ lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORÇË/ Grabitet një firmë private nga disa persona të maskuar (NJOFTIMI I POLICISË)
Previous article VIDEO/ Tusk-Ramës: Jeni një nga shembujt më të mirë në rajon për ambicien europiane

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT