Një shtetas shqiptar është arrestuar me 2 kilogramë kokainë në portin e Barit. Mediat e huaja shkruajnë se në pranga është vënë shoferi i një kamioni i identifikuar si Kadri Dërguti, 50 vjeç, nga Durrësi.
Dërguti transportonte brava dyersh me kamion në shtetin fqinjë për llogari të një firme në Tiranë dhe e kishte bërë shumë herë rrugën Shqipëri-Itali. 50-vjeçari nuk kishte precedentë të mëparshëm.
Droga u gjet gjatë kontrollit në Portin e Barit. Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Atij ju sekuestruan disa celularë.
Hetimet janë duke vijuar për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Mediat italiane raportojnë se heroina ishte mbështjellë në pesë pako celofani, ndërkohë që ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Po ashtu, u sekuestruan dhe disa telefona, ndërsa vijojnë hetimet se për kë ishte destinuar droga si dhe rrjeti i trafikuat.


