• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONTROLLET NË BANESA/ Prokuroria e Posaçme ‘në sitë’ 3 vila dhe 2 apartamente, sekuestron dokumentet
Home
Politikë

KONTROLLET NË BANESA/ Prokuroria e Posaçme ‘në sitë’ 3 vila dhe 2 apartamente, sekuestron dokumentet

9 March, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Shprehja e famshme “ndiq paratë”, e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e thënë nga Falkone dhe ironikisht e përmendur edhe ish ministri Arben Ahmetaj, në intervistën e fundit të dhënë prej tij në media, duket se po zbatohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për hetimin ndaj tij.

Ky hetim nisi pak muaj më parë pas kallzimit në SPAK që kishte lidhje me një vilë të ndodhur ne Hamallaj, ne kompleksin “Vala Mar” që ish ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar, dhe që sipas kallëzuesve ishte dhuruar Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave që SPAK po heton. Në sitë janë vendosur dhe po verifikohen edhe pasuri te tjera në emër të ish bashkëshortes së Ahmetaj, Albina Macka.

Bëhet fjale për një vile në Rolling Hills në Tiranë, një në ‘Green Coast’ si dhe një apartament ne ish bllok të cilat janë në pronësi të ish bashkëshortes së Ahmetajt. Ndërkohe që është duke u verifikua edhe vila në Hamallaj në pronësi te bashkëjetueses aktuale, Erjola Hoxha. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave

Ndërkohë heshtja e prokurorisë dhe mosveprimi ne dukje, bie në kontrast edhe me paraqitjen e disa individëve ne dyert e SPAK-ut. Aktiviteti që zhvillohet prej tyre është tërësisht privat gjë që na bën te besojmë se i vetmi motiv që janë thirrur lidhet me gjurmët financiare të lëna te këta për shkak të detyrës të investimeve nga Arben Ahmetaj dhe familjaret e tij në pasuri të paluajtshme.

Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën nje prove që ish ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura:
Vilë e Albina Mackas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
“Vila 22” në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Mackës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 MIJË EURO NË VILËN E PARTNERES SË AHMETAJT/ Gazetarja Lala jep detaje: Hetimet në këtë fazë kanë përparuar
Previous article VIDEO/ Kumbulla protagonist në Ligën e Europës, mbrojtësi i Kombëtares vulos me gol fitoren e Romës

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT