• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 MIJË EURO NË VILËN E PARTNERES SË AHMETAJT/ Gazetarja Lala jep detaje: Hetimet në këtë fazë kanë përparuar
Home
Politikë

30 MIJË EURO NË VILËN E PARTNERES SË AHMETAJT/ Gazetarja Lala jep detaje: Hetimet në këtë fazë kanë përparuar

9 March, 2023 s.autor Politikë

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me zbarkimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e partneres aktuale të Arben Ahmetajt, dhe banesën e ish-bashkëshortes së tij.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “Open” Lala tha se në vilën e partneres së ish- zëvendës kryeministrit janë gjetur 30 mijë euro si dhe janë sekuestruar disa dokumente. Ndërkohë në banesën e ish-bashkëshortes nuk janë gjetur para, por janë sekuestruar vetëm disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

“BKH ka mbërritur sot në dy banesat që rezultojnë të jenë në pronësi të partneres aktuale dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, ndërsa janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet. Ahmetaj ka një hetim të hapur për aferën e inceneratorëve, hetim që kryesohet nga Altin Dumani, që është dhe kreu i SPAK.

Në muajin nëntor të 2022, prokurorët e SPAK kanë siguruar një akt inspektimi mbi kompjuterin e Klodian Zoto, i shpallur në kërkim për disa vepra penale për inceneratorët. Në këtë akt pretendohet se ka të dhëna për disa pagesa të kryera nga ky i fundit për Ahmetajn dhe partneren e tij, për hotelet ku kanë qëndruar jashtë vendit.

Nuk është në hetim Ahmetaj, por roli i tij, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij hetimi janë ndërmarrë dhe veprimet e ditës së sotme.

Personat që kanë qenë në këto dy ambiente, pasi është kryer kontrolli nga BKH, kanë firmosur pa probleme procesverbalet.

Hetimet në këtë fazë duket se kanë përparuar dhe më pas pritet që Prokuroria të dalë me një vendim për fatin e ish-kryeministrit.

Prokuroria krahas veprimeve brenda vendit, njëherazi ka kërkuar informacion nga autoritetet e huaja për të konfirmuar nëse Ahmetaj ka qëndruar në hotele jashtë Shqipërisë, që pretendohet se janë paguar nga Klodian Zoto”, deklaron Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË ORË KONTROLLE NË BANESËN E PARTNERES DHE ISH-GRUAS SË AHMETAJT/ Ja dokumentet që u administruan nga BKH
Previous article KONTROLLET NË BANESA/ Prokuroria e Posaçme 'në sitë' 3 vila dhe 2 apartamente, sekuestron dokumentet

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT