Gazetari Artan Hoxha rrëfen sesi njësia speciale e uniformave blu, ushtron kontrolle në burgjet shqiptare, ndër to edhe në Peqin.
Përmes pamjeve filmike të transmetuara në emisionin Java, Hoxha thotë se gjatë vetëm 5 muajve në burgje janë kapur plot 60 celularë. Ndër to një celular i është kapur një të burgosuri të njohur në botën e krimit, në burgun e Peqinit.
Deklarata e Artan Hoxhës:
Kontrollohet çdo gjë në detaje, çmontohen dyert, kontrollohen edhe muret. Pastaj bëhet kontrolli nga jashtë, sepse në momentin që marrin vesh se do të kontrollohen dhomat i hedhin sendet e jashtëligjshme nga dritaret.
Ata gjejnë copa letrash të shkruara shumë hollë dhe të koduara. Sepse shumë nga ata janë pa shkollë, por i përdorin këto mënyra për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Në Peqin në burgun e sigurisë së lartë njësia ka gjetur celularë. Të fusësh aty një celular mund të kushtojë deri në 2 mijë euro. Celulari i është kapur një të dënuari të njohur të botës së krimit. Janë kapur edh karta sim, drogë kryesisht kokainë dhe kanabis.
Vetëm gjatë pesëm mujave të këtij viti janë kapur 60 celularë, 19 raste me lëndë narkotike. Një gram kokainë që shitet brenda burgut kushton 10 herë më shtrenjtë se jashtë.