• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE “BLIC” NË TIRANË/ 262 drejtues makinash e pësojnë nga TELEFONI dhe…
Home
Breaking News

KONTROLLE “BLIC” NË TIRANË/ 262 drejtues makinash e pësojnë nga TELEFONI dhe…

25 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas kontrolleve të kryera, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh.

Nga këto raste, rezulton se shumë drejtues mjetesh  thyejnë rregullat në qarkullim, duke u bërë shpeshherë si burim rrezikshmëri për jetën e kalimtarëve.

“Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin e emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit që janë shqetësim i përditshëm për përdoruesit e rrugës, si korsitë e rezervuara, sinjalizimi i ndritshëm (semafor), parkimet e gabuara dhe mospozicionimi siç duhet në korsitë e lëvizjes, organizoi disa pika kontrolli dhe monitorimi, të alternuara me agjentë civilë dhe të uniformuar, me qëllim vëzhgimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes si dhe dokumentimin e kundravajtjeve administrative të konsumuara nga përdoruesit e rrugës.

Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh, nga të cilët:

35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.

21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë.

52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.

🚔👮♀ e kryeqytetit falënderon këdo që bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit dhe denoncon paligjshmërinë apo shqetësimet e përditshme”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë po flasin për "gungën e çuditshme" në pantallonat e Ronelës/ Shihni përgjigjen EPIKE të këngëtares (FOTO)
Previous article E PAPRITUR/ Ylli i Reali gjobë nga autoritete spanjolle për…

F.autor

Postime të ngjashme

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT