Flet avokati i familjarëve të konfliktuar disa ditë më parë me përmbaruesin privat për shembjen e një godine në zonën e Petro Ninit.
Me vendim të gjykatës pas shembjes së godinës, trualli do t’u rikthehet ish-pronarëve, ndërsa familjarët, të cilët shprehen se jetojnë në atë banese prej më shumë se 75 vitesh, pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se nuk ekzistojnë pronarë të tjerë.
Ditën e sotme avokati i familjarëve ka treguar se pronari dhe banorët kanë rënë dakord dhe do të firmosin një marrëveshje.
‘Pronari dhe banorët kanë rënë darkord mes tyre. Mbas orës 16:00 do të nënshkruhet marrëveshja mes palëve, sipas të cilës banorët do të marrin dy apartamentre te kopshti Botanik’, ka thënë avokati.


