• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI NË UKRAINËN LINDORE/ Yuri Kim: Do t’i mbajmë sanksionet derisa të përfundojë okupimin e Krimesë dhe…
Home
Politikë

KONFLIKTI NË UKRAINËN LINDORE/ Yuri Kim: Do t’i mbajmë sanksionet derisa të përfundojë okupimin e Krimesë dhe…

24 August, 2021 Delo.autor Politikë

Pas përplasjeve në distancë mes ambasadës ruse dhe ambasadës së SHBA-së në Shqipëri për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny, ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të dytë ndaj Rusisë.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, Kim thekson se SHBA, do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën Lindore. Sanksionet ndaj Rusisë Kim thotë se do t’i mbajnë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.

Kim ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve për konfliktin në Krime.

“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.

Pas thirrjes që ambasada e SHBA-së në Tiranë i bëri dje Rusisë, për të liruar nga burgu Alexey Navalny, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës ruse, ku e cilësojnë këtë të fundit si ‘bloger’. Ambasada ruse në Tiranë në një shkrim në mediat sociale thotë se ‘blogeri’ Navalny, nuk është aspak një lidër opozite, sepse sipas tyre nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT FATAL NË AKSIN KORÇË-KAPSHTICË/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës
Previous article AKUZAT PËR NXITJE TË URREJTJES/ Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit të Listës Serbe, 2 vite burg për...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT