• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR NXITJE TË URREJTJES/ Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit të Listës Serbe, 2 vite burg për…
Home
Rajon

AKUZAT PËR NXITJE TË URREJTJES/ Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit të Listës Serbe, 2 vite burg për…

24 August, 2021 Delo.autor Rajon

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Todosijeviç pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.

Ai në atë kohë mbante postin e ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, por u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore, mbrojtja e të pandehurit ishte ankuar në Gjykatën Supreme, duke thënë në ankesë se “mbrojtja konsideron se veprimi me të cilin ngarkohet i akuzuari nuk është vepër penale dhe për këtë aktakuza duhet të hedhet”.

Sipas mbrojtjes, veprimi inkriminues nuk ka shkaktuar trazira, dhunë ose pasoja tjera të rënda siç parasheh në formën e rëndë të kësaj vepre Kodi Penal. Mbrojtja gjithashtu ishte thirrur në të drejtën e lirisë së shprehjes së mendimit.

Mirëpo Gjykata e Apelit në vendimin e saj ka thënë, ndër të tjera se, deklarimi i të akuzuarit në tubimin me qytetarë, ditën kritike, nuk mund të trajtohet si liri e shprehjes së mendimit por, ajo në vete përmban plotësisht formën e nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes ndaj popullatës së përkatësisë shqiptare në Kosovës. Masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

 

 

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar “krim kundër njerëzimit” nga ish – shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker. Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit ka reaguar përmes një deklarate Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas kreu të kësaj zyreje, Petar Petkoviç, “me vendimin e turpshëm, gjyqësori i Prishtinës i shkaktoi dëme të pallogaritshme procesit të pajtimit në Kosovë”. Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë në shkurt 2021, Todosijeviç mori mbështetjen e votuesve dhe u zgjodh një nga dhjetë deputetët e Listës Serbe. Ai mban edhe pozitën e kryetarit të Zveçanit në kuadër të strukturave paralele serbe në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË UKRAINËN LINDORE/ Yuri Kim: Do t’i mbajmë sanksionet derisa të përfundojë okupimin e Krimesë dhe...
Previous article DËSHMIA/ Plagosi shokun e ngushtë në hotel në Ksamil, autori: Doja t’i hiqja pistoletën nga dora, por…

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT