• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI NË PD/ Sekretari i Bashës: Berisha po fut kandidatë për përçarje. Gjata: Hapni krahun
Home
Politikë

KONFLIKTI NË PD/ Sekretari i Bashës: Berisha po fut kandidatë për përçarje. Gjata: Hapni krahun

26 January, 2022 Delo.autor Politikë

Marrëdhënia institucionale mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës ka pësuar një krisje të fortë ku palët kanë nisur sulmet e ndërsjellta mes tyre. Kreu i shtetit iu përgjigj një akuze publike të numrit dy të demokratëve, Gazment Bardhi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe mbi rolin që Presidenti i Republikës ka për të vënë në lëvizje “Kushtetuesen” për t’u shprehur mbi legjitimitetin e një procesi zgjedhor.

Ilir Meta i zhveshi nga pozicionet politike në PD, Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, duke i konsideruar të dy si deputetë të thjeshtë, një përcaktim që muajt e fundit ndaj Bashës dhe Bardhit e ka bërë Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa i ftuar mbrëmjen e sotme në “Log.” sulmoi Presidentin Ilir Meta si pjesë e organizimit kundër Lulzim Bashës dhe theksoi se qëllimi i selisë blu nuk është gara me kandidatët e Sali Berishës, por fitoja e 6 bashkive në zgjedhjet e 6 marsit.

“Presidenti ka qenë edhe organizator i protestës së datës 8, kjo vërtetohet me mesazhet. Presidenti nga njëra anë mban qëndrim që nuk i njoh zgjedhjet, pastaj nxjerr dekretin për zgjedhjet e pjesshme. Për konsultimet, edhe retorikën, ai i referohet kryetarit të PD-së, si deputeti Basha dhe sekretarit të përgjithshëm, deputeti Bardhi.

Presidenti është palë kokë e këmbë. Thirri vetëm shumicën për konsultime dhe fakti që nuk thirri opozitën, nuk donte të legjitimonte opozitën. KQZ sot i dha përgjigje edhe presidentit, u depozitua regjistrimi nga PD dhe vendimi i gjykatës.

PD ka për detyrë që t’u ofrojë qytetarëve kandidatura sa më cilësore të mundshme. Pak ka të bëjë me politikën qeverisja lokale. Ne duhet të japim vizionin si qeveris PD, për të bërë qytetet më të jetueshme. Pastaj se ka njerëz që duan të dëmtojnë anëtarët e PD-së duke ftuar kandidatë për të përçarë zgjedhësit. Ne nuk kemi garë me Sali Berishën, qëllimi ynë është që të fitojmë bashkitë. PD është më e madhe se Berisha, Basha dhe se të gjithë ne të tjerët” tha ai.

Ish-sekretari ligjor i PD-së, Çlirim Gjata, që aktualisht është krahun tjetër, me grupin e Sali Berishës tha se zgjedhja e kandidatëve do të bëhet me primare. “Ne organizojmë për herë të parë primaret. Gaz Bardhi e tha që këto zgjedhje nuk janë test, që edhe po i humbën, se dinë se do të humbin.

Fakti që shprehen në këtë formë tregojnë se u ka “djegur”. Tani do të na thonë fajin e ka Berisha që i humbëm zgjedhjet. Mirë Rama bëri masakër elektorale, por përse hyri në zgjedhje me atë? Po nëse Berisha s’ju lë të fitoni, ikni atëherë” tha Gjata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BLEDAR MUÇËS/ Gazetarja: ka video të ngjarjeve kriminale, më takoi me 3 makina të blinduara
Previous article U BË SHTETI I PARË NË BOTË QË LEJOI "BITCOININ"/ FMN i bën thirrje El Salvadorit të heqë nga përdorimi i ligjshëm kriptovalutën

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT