• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFLIKTET QË ÇUAN NË VRASJE/ Ngjarjet e rënda kur BORXHI është kthyer në tragjedi, nga 25 mijë lekshi tek 70 mijë eurot (RASTET)
Home
Ekskluzive

KONFLIKTET QË ÇUAN NË VRASJE/ Ngjarjet e rënda kur BORXHI është kthyer në tragjedi, nga 25 mijë lekshi tek 70 mijë eurot (RASTET)

18 December, 2020 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Goraj të Beratit, ku Ajet Guneli, 41-vjeç u qëllua për vdekje. Pak ditë më parë ishte kthyer nga Anglia ku jetonte bashkë me familjen për të mbyllur disa dokumenta që kishte në vendlindje.

Guneli i kishte dhënë me qira një stallë derrash 44 vjeçarit Vangjel Polovina, dhe pasi ishte kthyer nga Anglia i kishte kërkuar këtij të fundit t’i jepte lekët e qerasë sepse nuk e kishte paguar. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë se autori e ka qëlluar 27 herë dhe 20 plumba kanë kapur Ajet Gunelin, duke e lënë të vdekur në vend.

Në dëshminë e dhënë Vangjeli shprehet se nuk ka pasur para t’i japi viktimës dhe në vend të tyre i ka dhënë 46 kilogram mish, që kushtonin aq para sa ai kishte për t’i dhënë për qeranë Gunelit. Ai shprehet se gjithçka ka nisur nga një telefonatë nga viktima, pasi ai e shavi është nisur direkt tek kafja ku ai po rrinte dhe aty e ka vrarë.

Dëshmia e plotë e autorit

U QËLLUA ME 20 PLUMBA NË TRUP/ Del FOTO, ja kush është viktima që u vra në Kuçovë

Por ka pasur shumë raste të tjera  që kanë tronditur mbarë opinionin publik, ku shkak i vrasjeve ka qenë  “borxhi”.

Alpenews.al ju risjell disa prej tyre.

Ekzekutoi me 5 plumba biznesmenin pasi nuk i jepte borxhin prej 70 mijë euro

Video/ 'Fjala.al' siguron pamje nga vendi i ekzekutimit të biznesmenit, pista ku po hetohet | Gazeta Fjala

Rast i rëndë është ai i Himarës ku ngeli i vrarë biznesmenit 51-vjeçarit Niko Goro. Viktima kishte një borxh prej 70 mijë eurosh Kliti Lekës. Goro nuk i kishte dhënë lekët e instalimeve elektrike që autori kishte punuar në biznesin e tij. Leka e ekzekutoi me 5 plumba në trup në sy të motrës.

Vrau mikun për borxhin 45 mijë euro

Vrau shokun për borxhin 45 mijë euro, jepet dënimi i rëndë për Islam Myrtajn

Një vit me parë, në Tiranë tek Kodra e Diellit Islam Myrtaj vrau shokun e tij për borxhin 45 mijë euro. Haxhi Bçinozi u vra me tre plumba në sy të djalit të mitur pasi nuk i kishte kthyer borxhin e vjetër autorit të ngjarjes. Gjykata e dënoi me 30 vite burg Myrtajn.

Vrasja e pronarit të llotos për borxhin 1 milionë euro

EMRAT/ Tiranë, plagosja mbrëmë te “Komuna e Parisit”, arrestohen babë e bir | Droni.al

Një tjetër rast ka ndodhur në Kamëz ku Ferat Skacaj goditi disa here me thike ne bark Murat Maten 40 vjec pronar i një llotarie duke e lene te vdekur. Kjo tragjedi ka ndodhur për shkak të borxhit 1 milionë euro që Skacaj kishte ndaj viktimës. Ky i fundit i kishte kërkuar takim për t’i dhënë lekët që autori kishte ndaj tij, por aty ngjarja ka degraduar deri në vrasje.

Vrasja e Majlinda Hoxhës për borxhin 25 mijë lekësh

Konflikti për një borxh 25 mijë lekësh çoi në vrasjen e Majlinda Hoxhës nga Elton Fusha në Tiranë. Viktima ndodhej me bashkëshortin në lokalin që kishte autori dhe për shkak të një konflikti që viktima kishte me person tjetër për borxh që nuk i ishte dhënë autorit të ngjarjes që përfundoi dhe me vrasjen e Majlindës.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTOI POZITIVE ME KORONAVIRUS/ Rozana tregon eksperiencën me Covidin: Dhimbje të tmerrshme koke dhe... (FOTO)
Previous article "NJË PUNË E MADHE PËR ZBARDHJEN E NGJARJES..."/ Rama: Pse i dhamë pension familjes së KLODIAN RASHËS

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT