• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKET KOSOVË-SERBI/ BE: Themelimi i Asociacionit, pa parakushte
Home
Rajon

KONFLIKET KOSOVË-SERBI/ BE: Themelimi i Asociacionit, pa parakushte

19 September, 2023 s.autor Rajon

Bashkimi Evropian ka kërkuar që puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “të nisë pa vonesa të reja dhe parakushte”. Kështu u tha në njoftimin e lëshuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimit të tij me ministrat e Jashtëm të bllokut në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai i informojë kryediplomatët evropianë për rundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Për Asocacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013. Por, Prishtina nuk e ka zbatuar atë, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. BE-ja kërkoi që Kosova dhe Serbia të “angazhohen në mënyrë konstruktive dhe mirëbesim” për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit dhe të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim.

Borrell tha se BE-ja është e shqetësuar me mungesën e përparimit nga të dyja palët për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, disa muaj pas rritjes së tensioneve. Qytetarët lokalë serbë atje po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në prill – në votime që u bojkotuan nga popullata serbe. Tensionet kulmuan me përleshjet midis protestuesve dhe trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. “Përkundër thirrjeve të përsëritura nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, hapat që janë ndërmarrë deri më tani mbeten të pamjaftueshme dhe situata e sigurisë në veri mbetet e tensionuar”, u tha në komunikatë. “Në këtë kontekst, veprimet nga ana e Kosovës, përfshirë edhe shpronësimin e tokës në veri, urdhrat për lëshimin e ndërtesave, telekomin dhe përdorimin e njësive speciale të policisë për detyra të ruajtjes së rendit publik, nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe rrezikojnë që të kontribuojnë në rritjen e re të tensioneve”, theksoi BE-ja.

Në maj, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviç dhe Zubin Potok. Siç është paralajmëruar nga autoritetet kosovare, shpronësimi në veri të Kosovës do të kryhet me qëllim të “realizimit të projekteve infrastrukturore me interes publik”. Po ashtu, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut kanë kërkuar që katër institucione serbe të lirojnë zyrat, pasi kanë argumentuar se ndërtesa është pronë komunale.

Komunikata e BE-së iu referua pranisë policore në veri, të cilët u dërguan për të ruajtur ndërtesat komunale. Por, që nga korriku, kur Prishtina dhe Brukseli arritën një pajtim për hapat drejt shtensionimit, Kosova ka thënë se ka reduktuar numrin e policisë. Në kuadër të këtij pajtimi, Kosova u zotua se do të hartojë legjislacion për ndryshimin e kryetarëve komunalë. Por, BE-ja përsëriti rëndësinë e zhvillimit të shpejt të zgjedhjeve në veri, me pjesëmarrjen pa parakushte të serbëve, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte në uljen e tensioneve. Në komunikatën e BE-së u dënuan edhe sulmet ndaj policëve serbë që u rekrutuan së fundi. “Sulmet e vazhdueshme të nivelit të ulët nga ana e grupeve kriminale dhe frikësimi i policëve dhe kadetëve serbë të posarekrutuar dhe ndaj popullatës lokale, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha BE-ja. Në gusht, autoritetet në Kosovë thanë se shtatë policë serbë dhanë dorëheqje, duke fajësuar Beogradin se qëndron pas “frikësimit” të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBEN AHMETAJ VIJON BETEJËN LIGJORE NGA ARRATIJA/ Ankimon në Gjykatë Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses
Previous article "SHEPSH SJELL ME VETE PROBLEME SIGURIE"/ Kini kujdes nëse një sinjal i gjelbër shfaqet në celularin tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT