• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARBEN AHMETAJ VIJON BETEJËN LIGJORE NGA ARRATIJA/ Ankimon në Gjykatë Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses
Home
Breaking News

ARBEN AHMETAJ VIJON BETEJËN LIGJORE NGA ARRATIJA/ Ankimon në Gjykatë Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses

19 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga arratia ish zv/kryeministri dhe ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses,.Erjola Hoxha në Hamallaj.

Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.
Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.Pakushtetutshmëria dhe paligjshmëria e kërkesës dhe e vendimit për lejimin e kontrollit, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që në atë banesë bashkëjetonte me zj.Hoxha i hetuari z.Arben Ahmetaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë; pra, vendimi ka cenuar vullnetin e sovranit, të mishëruar në ligjin themeltar të Republikës (neni 73, par.2) dhe normën e KPP (neni 288.1); thuhet në vendim
Avokatët mbrojtjës kanë renditur katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar dokumentin e ankimimit ku ndër të tjera argumentohet se Gjykata e Posaçme nuk ka tagrin që të autorizojë kontrollin e banesës së deputetit;

Vendimi nr. 114 akti, datë 08.03.2023 që lejoi kontrollin e banesës në pronësi të znj. Hoxha, ku ajo bashkëjeton me z. Arben Ahmetaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është një akt i marrë në tejkalim të kompetencës funksionale të gjykatës ratione personae, pasi Gjykata e Posaçme nuk ka tagra që të autorizojë kontrollin e banesës së deputetit; kjo e drejtë i përket Kuvendit. Në këtë këndvështrim, në kryerjen e këtij akti, ajo nuk i përmbushte kushtet e një “gjykate të krijuar me ligj” (neni 42, par.2);
Avokatët gjithashtu pretendojnë se nuk mungojnë shkaqet e ligjshme për kryerjen e kontrollit dhe për mungesë arsyetimi të lidhjes mes provave për kryerjen e faktit penal dhe sendeve që synohej të gjendeshin në banesë dhe se me shoqërimi me detyrim të zonjës Hoxha u dhuna e drejta e saj për liri e siguri, si dhe iu cenua e drejta e saj për t’i garantuar dinjitetin njerëzor dhe privatësinë e komunikimeve.
Arben Ahmetaj vijon të jetë deputet por prej 24 gushtit 2023 administrata e Kuvendit i ka ndërprerë pagesën dhe shërbimet mbështetëse që vijnë për shkak të detyrës si deputet siç është pagesa për telefonin, automjetin, karburantin si dhe shpenzimet e banimit.
Ish ministri i Financave u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe nga arratia pat deklaruar se po qëndronte tek vajza në Angli. Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË PALLATIN 10-KATËSH NË TIRANË/ Policia e referon në prokurori si ngjarje aksidentale, merret në pyetje ndërtuesi
Previous article KONFLIKET KOSOVË-SERBI/ BE: Themelimi i Asociacionit, pa parakushte

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT