• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA/ Rama: Fronti i BE-së dha PO të qartë! Me Macronin kam biseduar…Azilkërkuesit? Janë bishta
Home
Politikë

KONFERENCA/ Rama: Fronti i BE-së dha PO të qartë! Me Macronin kam biseduar…Azilkërkuesit? Janë bishta

18 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme edhe me presidentin e Francës gjatë samitit të BE-së që nuk doli dot me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe shtoi se Emmanuel Macron kërkon reformim të brendshëm të unionit, por edhe ndryshim të vetë rregullave të procesit të integrimit në vijim. Kreu i qeverisë tha se liderët e BE-së e thanë njëzëri se vendi ynë ka bërë progres, dhe se  azilkërkuesit sipas tij, janë thjesht “bishta” siç ai i quajti.

“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arratur të marrim atë që na takon, asgjë më shumë, atë që kemi merituar, dhe këtë tanmë e ka thënë jo vetëm me shkrim Komisioni Evropian, por e keni dëgjuar të thuhet nga një pjesë e madhe të kryeministrave të BE-së dhe nga vetë kancelarja e Gjermanisë. Kam marrë një numër mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave në takim, kemi qenë në kontakt edhe në mbrëmje me disa prej tyre. Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës dhe nëse duam të shikojmë të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të frontit që ishte për një PO të qartë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për kompromis, duke i vendosur një POR, PO-së. Në takimet mes Merkelit dhe Presidentit të Francës, është diskutuar dhe nuk ka pasur nga ana e tij asnjë hapje: Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe një transformim të vetë procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Një ndërveprim me Ballkanin Perëndimor që nuk mund të zhvillohet me të njëjtën metodë të procesit të deritanishëm të zgjerimit. Liderët e BE-së, që nga Presidenti i Këshillit, i Komisionit, Komisioneri për Zgjerimin, e thanq qartë që kjo që ndodhi është mosarritje konsensusi me vendet anëtare për arsyet e tyre. Është e tëpërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore: jo po azilantët, jo po kjo, jo ajo, këto janë bishta. Në këtë situatë, cilido nga vendet që janë sot në BE dhe të priste mbrëmë konsensus, nuk do kishte marrë dot. Tema është spostuar gjetkë. Kemi marrë një refuzim për tu marrë në konsideratë për celjen e negociatave mbrëmë, por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq, rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim, se i kemi bërë dhe do vazhdojmë t’i bëjmë reformat për vendin tonë“, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Gjykata do të kryejë arrestimet e para për ish-luftëtarët e UÇK-së
Previous article NEGOCIATAT/ Rama sqaron arsyen: Të shohim të vërtetën në sy, përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT