Parlamenti në dy seanca ka marrë dy vendime KUMARIN dhe LIGJIN PËR TEATRIN
Kryetari i opozitës Lulzim Basha po merr pjesë në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, i ftuar nga zonjat demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.
Kryetarja e Forumit të Gruas të PD-së, deputetja Albana Vokshi, e cila e mori fjalën pas hapjes së konferencës nga Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, znj. Doris Pack, tha:
“Mirëpresim rreth 20 personalitet nga vende të Ballkanit dhe vende të BE-së. I falenderoj për pjesëmarrjen. Ballkani është kthyer përsëri në fokus të politikës botërore. Kur e planifikuam këtë takim me Dorisin, gati një vit më parë, Dorisi ngriti idenë që ne duhet të kishim një aktivitet të veçantë vetëm për vende të Ballkanit dhe unë menjëherë i propozova që ta mbajmë në Tiranë. Ja ku jemi për të shkëmbyer përvojat tona, historitë e mira por edhe dështimet tona.
Shqipëria mori për herë të dytë një përgjigje negative për hapjen e negociatave. Edhe qershori i 2019-ës varet nga reformat që do të marrë qeveria.
Kemi një çështje midis Kosovës dhe Serbisë.
Kemi një marrëdhënie te re të vendeve të rajonit me NATO-n.
Lind pyetja, pse ende pas 30 vjetësh vendet e Ballkanit janë ende jashtë BE? A mos është korrupsioni?
A e kanë luajtur rolin e tyre, shoqëria, rinia, gratë? A janë kërkuar mjaftueshëm, aktivë mjaftueshëm, a janë të gastëhm që kur u shkelen të drejtat t’i largojnë? Këto pyetje do të ngrihen sot dhe disa edhe mund të mbeten pa përgjigje.”


