• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOMISIONI HETIMOR I PANDIKUAR NË PUNËN E TIJ”/ Spiropali: Koha që Ilir Meta të dalë nga zyra e Presidentit
Home
Politikë

“KOMISIONI HETIMOR I PANDIKUAR NË PUNËN E TIJ”/ Spiropali: Koha që Ilir Meta të dalë nga zyra e Presidentit

11 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi në studion e Neës24, raportin përfundimtar të komisionit të Venecias për Presidentin Meta.E ftuar në rubrikën Opinion,  Spiropali tha se kreu i Shtetit mori kompetencat e Kuvendit me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndaj edhe Komisioni hetimor do të vijojë punën e nisur për shkarkimin e kreut të shtetit, dhe raporti më pas do i dërgohet seancës plenare.

 

“Ende nuk e kemi dokumentin por nuk besoj se ndryshon shumë, është i njëjti draft. Flet qartë përcakton shkeljet dhe na detyron ne të vijojmë me komisionin hetimor, e më pas në seancë plenare dhe gjykimin në gjykatë kushtetuese.Edhe në kohë luftë zgjedhjet i shtyn parlamenti.Aajo që ka bërë Presidenti është një marrje e kompetencave të Kuvendit, e cila nuk ekziston në asnjë kushtetutë të botës.

Një cështje që e ngre Venecia dhe ne e kemi diskutuar është zhvillimi i 30 qershorit, për të bërë ndryshimin e madh. Venecia e thotë këtë shumë qartë, jo vetëm 30 qershori është certifikuar po edhe në të ardhmen nuk do kemi më parti që guxojnë të dalin nga sistemi, sepse sistemi nuk do ti shpërbleje. Sa do e madhe të jetë një parti mos pjesëmarrja e saj nuk është arsye për të shtyrë zgjedhjet.Fakti që Presidenti u bë pjesë e kësaj loje politike, na con te një problem më të madh, Presidenti jo vetëm ka shkelur unitetin e popullit, por është kthyer në drejtuesin më të egër të opozitës jashtë parlamentare.

Presidenti s’mund t’i anulonte zgjedhjet, nuk kishte asnjë konsensus. Ka marrë kompetenca të parlamentit, dhe presidenti për të gjitha këto shkelje duhet të ballafaqohet në komision hetimor e më pas në kuvend.” u shpreh Spiropali ndërsa theksoi se komisioni hetimor do të vijojë punën pa u ndikuar nga ky raport. Ndër të tjera Spiropali komentoi edhe gjuhën e përdorur nga Institucioni i presidentit në reagimet e tij përmes zëdhënësit.

“Patjetër që do vazhdojmë, jo se kemi shqetësim me presidentin por kemi një problem të madh si parlament po edhe si shoqëri me Ilir Metën për Presidentin. Edhe reagimi i zëdhënësit ndaj kreut të grupit parlamentar të PS është i turpshëm, për të mos folur për gjuhën përdhodhëse në zyrën e Presidentit. Është e papranueshme të përdorë një gjuhë kaq të padenjë duke dëshmuar se nuk është i të gjithëve dhe nuk përfaqëson sovranin. Është koha që të dalë nga zyra e Presidentit. I besojmë gjykimit të komisionit, i takon atij të gjykojë e të peshojë shkeljet. Komisioni le të bëjë punën e tij të pandikuar dhe të kalojë në parlament raportin, e më pas gjykata kushtetuese do të japë vendimin e saj.” vijoi më tej Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTLIGJI/ Komisioni i Venecias merr vendimin se: Duhet të rishikohet...
Previous article E BUJSHME NGA SPANJA/ "Zikaltërit" dhe Juventus në garë për mesfushorin e Premier, por lojtari dëshiron kalimin tek…

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

MESAZH PËR PRONARIN? Tritol makinës në Krujë, autori fiksohet nga kamerat! Tentoi të “kamuflohet”, por… Aktualitet

MESAZH PËR PRONARIN? Tritol makinës në Krujë, autori fiksohet nga kamerat! Tentoi të “kamuflohet”, por…

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT