• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTLIGJI/ Komisioni i Venecias merr vendimin se: Duhet të rishikohet…
Home
Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Komisioni i Venecias merr vendimin se: Duhet të rishikohet…

11 October, 2019 k.autor Ekonomi

Komisioni i Venecias e ka konsideruar të paqartë projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë. Sipas opinionit të Venecias, projektligji duhet të rishikohet, pasi i shton kompetencat Këshillit të Ministrave si dhe në disa pika shkel Konventën e Të Drejtave të Njeriut.

Komisioni i Venecias ka publikuar thelbin e kërkesave dhe shkeljeve që janë konstatuar nga ekspertët në projektligjin “Për procedurat Kalimtare të Pronësisë”. Sipas opinionit të Venecias projektligjit për të drejtat e pronësisë i mungon qartësia. Pasi kanë mbledhur faktet në muajin shtator, ekspertët e Venecias kanë arritur në përfundimin se ky draft i lejon Këshillit të Ministrave të ketë fuqi të lartë rregullatore për të ndërhyrë në përfundimin e proceseve të pronësisë, apo thënë ndryshe regjistrimin e pronave që janë të paregjistruara në vend.  Ndër të tjera në opinionin e përmbledhur të Venecias thuhet se ka disa elementë që mund ta bëjnë projektligjin të papajtueshëm me Protokollin e Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën shqiptare. Ekspertët e Komisionit të Venecias, kërkojnë që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e dhëna, si dhe Shqipëria të kërkojë mbështetje nga Këshilli i Evropës për ri-hartimin e projekt-ligjit dhe zbatimin e tij të mëvonshëm.

“Në një mendim të dytë për Shqipërinë, të kërkuar gjithashtu nga Kryetari i parlamentit shqiptar dhe miratuar sot, Komisioni i Venecias bën thirrje për rishqyrtimin e projektligjit për të drejtat e pasurive të paluajtshme, një temë e rregulluar përmes ligjeve të ndryshme të diskutueshme që prej dekadash. Ndërsa pranojnë qëllimin e ligjvënësit për të zgjidhur këtë çështje afatgjatë, ekspertët zbulojnë se projektligjit të propozuar (për përfundimin e proceseve të pronësisë kalimtare) “i mungon qartësia dhe saktësia”, siç është mungesa e hapave themelorë procedural dhe afatet e përcaktuara qartë. Ekspertët janë të shqetësuar për fuqinë e tepruar rregullatore që i atribuohet Këshillit të Ministrave sipas projektligjit. Të kombinuara, këta elementë mund ta bëjnë projektligjin të papajtueshëm me Protokollin e Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën shqiptare. Autoritetet janë të ftuar të rishqyrtojnë projektligjin duke shqyrtuar rekomandimet e bëra në opinion dhe, nëse është nevoja, legjislacionin ekzistues ose të planifikuar në lidhje me të. Komisioni i Venecias sugjeron gjithashtu që Shqipëria mund të kërkojë mbështetje përmes bashkëpunimit ekzistues me Këshillin e Evropës në ri-hartimin e projekt-ligjit dhe zbatimin e tij të mëvonshëm” mbyllet deklarata, ndërsa të hënën do të publikohet opinioni i plotë në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE ANGELINA HARROI..."/ Fjolla probleme me lidhjen e saj, Rozana Radi i jep këshillën e vlefshme (FOTO)
Previous article “KOMISIONI HETIMOR I PANDIKUAR NË PUNËN E TIJ”/ Spiropali: Koha që Ilir Meta të dalë nga zyra e Presidentit

k.autor

Postime të ngjashme

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT