• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOLEGËT TANË S’JANË NË BURG”/ Manja replikon me Tabakun për reformën në gjyqësor. Deputetja e PD: Do të ketë drejtësi kur të hetohet dosja 184
Home
Politikë

“KOLEGËT TANË S’JANË NË BURG”/ Manja replikon me Tabakun për reformën në gjyqësor. Deputetja e PD: Do të ketë drejtësi kur të hetohet dosja 184

22 September, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja replikoi gjatë seancës plenare me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Shkak për inicimin e debatit u bë fjalimi i Tabakut mbi reformën në drejtësi, e cila ngriti pyetjet se cilat janë rezultatet konkrete të kësaj reforme dhe si ka shkuar ecuria e hetimeve për çështjet që po shqyrtohen.

Ishte Ministri Manja ai i cili iu përgjigj se tashmë nga reforma e drejtësisë janë duke vuajtur dënimin ish-ministra dhe kolegë, të cilët nuk do të ishin përpara drejtësisë nëse nuk do të ishte vullneti i kësaj mazhorance.

Tabaku iu përgjigj se për atë personalisht do të ketë drejtësi kur të dënohen personat e faktuar për krim zgjedhor në dosjen 184.

“Kolegia Tabaku pyeti pse e bëmë reformën në drejtësi dhe ku është drejtësia sot. E para e bëmë reformën që politika të rri larg drejtësisë, ky është thelbi. Se deri dje drejtësia ishte në këmbët e politikës. Nuk ke pse e bën më këtë pyetje në këtë sallë.

E dyta për atë që the ku është drejtësia sot. Drejtësia sot po bën detyrën. Nëse keni raste konkrete që është ndërhyrë të drejtësia është mirë që t’ua thoni qytetarëve në këtë sallë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë konseguent që nga 91-shi. Sot ke ministra ish-ministra, kolegët tanë që po përgjigjen përballë drejtësisë. Ka qenë kjo maxhorancë që ka inkurajuar drejtësinë për të hetuar këdo.

Retorikë politike në këtë sallë nuk mund të ketë, dil këtu e thuaj kush ka ndërhyrë. SPAK-u është duke bërë detyrën, do kohën e vet hetimi, duroni dhe prisni hetimin”, tha Manja.

Tabaku iu përgjigj: “Jam në detyrën time që të kërkoj informacion ku janë hetimet. Ku janë hetimet me dosjen 184. Për mua do të ketë drejtësi atëherë kur personat që janë kapur me prova për dosjet 184 do të jenë përpara drejtësisë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INDUSTRIA MILIONA DOLLARËSHE, E KAPUR FORT NGA KRIMI/ Kush ishin armiqtë e Ervis Martinajt, të betuar deri në eliminimin e ushtarit të fundit të tij
Previous article "KRID MË KA BËRË NJERI MË TË MIRË"/ Klea Huta tregon kujt i ngjan i biri: Me Gitin duam edhe vajzë

s.autor

Postime të ngjashme

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT