Një sasi e madhe kokaine është kapur nga autoritetet italiane.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se janë sekuestruar 654,300 kg kokainë e cilësisë së pastër.
Droga ishte fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Guayaquili i Ekuadorit dhe kishte destinacion portin grek të Selanikut, por tranzitohej përmes portit “Goia Tauro”.
Rreth 2000 konteinerë iu nënshtruan kontrollit me skaner në port kur u zbulua sasia e madhe e kokainës, shkruajnë mediat italiane.
Sipas iformacioneve nëse kokaina do të dilte në treg, do të sillte fitim të madh për trafikantët pasi do të arrinte vlerën rreth 200 milionë euro.
Pas përfundimit të operacionit, kanë nisur hetimet me urdhër të prokurrisë së Palmit në Itali.
Porti kalabrez Gioia Tauro është një pikë strategjike qtrafikantët shpesh e zgjedhin për kalimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, teksa së fundmi vazhdimisht është mbajtur nën vëzhgimin e autoriteteve italiane për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës.


