Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Shkodër ku po zhvillon takime me strukturat e partisë në qytetin verior.
Ai u prit nga kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, si dhe ish kandidati për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.
Teksa ka falënderuar aktivistët për punën e bërë në zgjedhjet e fundit, ish kryedemokrati ndër të tjera është ndalur edhe te gjendja e brendshme e Partisë Demokratike.
“Hoqa dorë nga procesi për shkak të situatave të krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka që keni bërë. Qëndruat fort përballë një gare aspak të zakontë. Nuk do lë asgjë pa bërë që kontributi juaj të shpërblehet”, tha Basha duke shtuar se:
“Koha dhe e drejta do të jenë ne krahun tonë. Tashmë, ju jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak ditë më parë i cili është apeluar nga PD. Gjithçka që po ndodh është thjesht një pushtim i paligjshëm”, nënvizoi deputeti teksa bëri edhe një apel për bashkim:
“Ti shërbejmë uljes se gjakrave. Përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do t’i shërbej bashkimit te PD”, tha ai.


