• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KLEA E PROVOKOI”/ Dëshmia e Antonela Berishës para gjykatës: Doja të mbroja motrën time. Ka një vit që Prenga…
Home
Aktualitet
Kronikë

“KLEA E PROVOKOI”/ Dëshmia e Antonela Berishës para gjykatës: Doja të mbroja motrën time. Ka një vit që Prenga…

18 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e dhodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

Dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e ccuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.

Sipas saj kjo nuk është hera e parë që e motra përballet me provokime nga ana e Klea Prengës, pasi kjo është një situatë e cila vijon prej një viti.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”, shprehet ajo.

Ndërkohë në emër të klientes, avokatja u shpreh se kërkohet ndjesë publike për rastin.

“Ndihemi të keqardhura për gjithçka ka ndodhur. E pranojmë faktin penal, por A. nuk ka kryer veprime me asnjë qëllim për të dëmtuar dikë. Ajo ka ndërhyrë për të ndalur situatën dhe për të mbrojtur motrën e saj, e cila i ka kryer veprimet e saja në gjaknxehtësi e sipër. Asgjë nuk ka qënë, e planifikuar prej tyre. Nuk ka patur asnjë paramendim. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar fizikisht asnjeri. Ka qënë një incident i çastit. I momentit. Kërkojmë falje publike para Gjykatës, dhe shprehemi tërësisht pendues, duke qënë të gatshëm të përgjigjemi financiarisht për t’iu ndodhur viktimës në rehabilitimin e saj fizik.

Sa i përket veprimeve të A. mendojmë që nuk duhet të kualifikohen si fakt/ vepër penale, ndaj nuk ka asnjë arsye që ndaj saj të caktohet një masë sigurimi. Në të tilla kushte kërkojmë revokimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për shtetasen A. Berishaj”, u shpreh ajo.

Ngjarja:

Kujtojmë se Klea Prenga u dhunua në mënyrë barbare nga motrat Berisha, teksa darkonte në një restorant në Tiranë, më datë 6 gusht 2024. Teksa Prenga ka qenë duke ngrënë, motrat Berisha e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të shumta shëndetësore.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen nga forcat blu për “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIDEN NË BERLIN/ Kancelari gjerman: Falë jush, Putini ka dësht
Previous article 12 EMIGRANTËT E PARË NË GJADËR/ Gjykata e Romës: Duhet të kthehen të gjithë në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT