Ishte vetëm 23 vjeç kur në televizion u transmetua seriali “Jeta ime 300 kilëshe”. Ajo peshonte 298 kg dhe ndihej si një “përbindësh i ndyrë dhe i shpifur”.
Ankthi e bënte të hante më shumë nga ç’ishte e nevojshme dhe i duhej ndihmë edhe për të kryer gjërat më bazike, si të lëvizte nga njëra dhomë në tjetrën.
Asokohe, ajo mund të qëndronte në këmbë vetëm për 30 minuta dhe prej kësaj vendosi të kërkonte ndihmë. Ajo humbi 10 kg gjatë xhirimeve të serialit dhe u përzgjodh si paciente për një kirurgji bypassi gastrik.







